Politikë

Dosja ‘Partizani’/ Andoni për Report Tv: Sfida që i bëri Berisha drejtësisë së re është për të vënë duart në kokë! Rinumërimi? Po zhvlerëson PD-në!

30 Qershor, 13:38| Përditesimi: 30 Qershor, 13:55

  • Share

Sfida që Sali Berisha i ka bërë drejtësisë së re është për të vënë duart në kokë dhe nga kjo drejtësi nuk poritet më asgjë e re.

Kështu u shpreh në “Sot, Live në Shqipëri” analisti dhe gazetari Ben Andoni, pas nisjes po me procedura zvvarritjeje të gjyqit të rëndësishëm mbi dosjen e aferës “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Në një lidhje për Report Tv, Andoni kritikoi drejtësinë e re me gjurmët që po lë, sidomos me justifikimet më të fundit se nuk gjente dot edhe një adresë, për më tepër të ish-kryeministrit, për ta njoftuar për nisjen e procesit në GJKKO. Madje ai shkoi edhe më tej, duke theksuar se “ky është një turp”.

“Ka pasur disa procese të forta apo të mëdha që pas luftës së dytë botërore dhe kryesisht ato pas vitit 1990, kemi pasur proceset ndaj Ramiz Alisë dhe të tjerëve, apo ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Por përsa i përket peshës specifike të zotit Berisha, besoj se është më e madhja. Dyshoj te serioziteti i çështjes “Berisha”, se duheshin marrë edhe masat proceduriale për të mos ndodhur kjo me mosnjoftimin. Të nisësh një çështje të tillë kaq të madhe, në kohën e kibernetikës dhe teknologjisë dhe të mos e gjesh dot apo të thuash nuk gjendet, ose nuk ka marrë niftim, kjo është e tepërt. Shtyrja me procedura ju e dini se subjekti me kohë e relativizon çështjen, fiton kohë, sa më shumë të zgjasin dhe relativizohen këto, aq më shumë bie rëndësia e çështjes”, tha analisti për Report Tv.

Por cili është mendimi i gazetarit për drejtësinë e re dhe në përgjithësi për të? Pesimist për atë që ka parë dhe po sheh nga drejtësia, ai shprehet se nuk pret asgjë prej saj dhe vetë rasti i ish-kryeministrit Berisha që e sfidoi publikisht, tregon se jo vetëm është për të vënë duart në kokë, por edhe si një turp.

“Por sa për drejtësinë mendoj se nuk presim ndonjë gjë nga ajo. Nëse ka një gjë që mund të thuhet për turp është ai i drejtësisë. Kjo që nga masa e dosjeve që rrinë aty, edhe pse justifikohen me vettingun, por edhe me rastet e vendimeve të padrejta që janë dhënë ndër vite. Nuk pres asgjë nga drejtësia, prisnim që pas vetimngut të ecte me norma e rregulla të tjera. Zoti Berisha meriton një proces gjyqësor të denjë, sepse është ish-kryeministër, por mënyra se si e sfidoi sistemin e drejtësisë, është për të vënë duart në kokë”, argumenton Andoni.

Analisti dha mendim edhe për situatën politike në vend, veçanërisht çështja më e lakuar e rinumërimit, që aktualisht po vijon me qarkun e Fierit. Andoni u shpreh se duket qartë trendi se PD-ja po zhvlerësohet më shumë nga ky proces, Nisma Shqipëria Bëhet do e ketë të vështirë t’ia marrë mandatin PS-së, kurse brenda socialistëve gara mbetet e fortë dhe mund të ketë ndryshim për shkak të diferencës së ngushtë të votave mes dy prej kandidatëve.

“Duhet pritur dy apo tre ditë për të dhënë një vlerësim për Fierin. Përsa i përket rinumërimit dhe mandatit, ku Nisma Shqipëria Bëhet pretendon, edhe sikur të rikuperonte një votë për kuti, do ishte shumë e vështirë, ndërsa trendi duket i tillë. Por mendoj se beteja do jetë te PS pasi diferenca është e ngushtë, por aktualisht me trendin që shohim deri tani, edhe këtu do mbetet e vështirë. Por nga ky rinumërim po shohim se duket sikur po kërkojnë ta zhvlerësojnë fare PD-në. Kemi parë pakënaqësitë brenda PD-së, si të zotit Aulon Kalaja, për vjedhje votash brenda partisë, Ilir Alimehmeti që është në garë me Jorida Tabakun, por tani duket se nuk ka më pakënaqësi, por një sens padrejtësie”, thotë gazetari.

Ai kritikoi hapur strategjinë që ka zgjedhur PD-ja në kulmin e vapës verore, për të fituar kohë apo për t’iu shmangur analizës pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve t♪7 11 majit dhe këtu fajtori kryesor mbetet Berisha, që po shmang përgjegjësitë, sipas tij. Ai ndau mendimin se PD duhet të kalojë në analizë dhe madje të kishte nisur punën për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Me rinumërimin po bëhet një fitim kohe për të zgjetur një narracion të ri ndoshta në shtator, me qëndrimin ndërkombëtar. Por rinumërimi do e zhvlerësojë fare Partinë Demokratike. PD po kërkon t’i shmanget analizës, që nuk e ka bërë dhe s’do e bëjë, por as për ta lënë partinë që të bëjë atë që duhet. Berisha po përpiqet që t’i shmanget analizës. Opozita duhet t’i kursente këto tani dhe të mobilizohej për bashkitë, zgjedhjet e pjesshme lokale. Duhet të angazhohej më strukturat, përzgjedhjen e emrave, cilët kandidatë do e përfaqësojnë në këto bashki apo edhe në Tiranë nëse do të ketë zgjedhje lokale”, përfundoi Andoni.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?