Tiranë- Gjykata e Apelit ka zbardhur sot (16 Janar) vendimin e marrë më 3 Janar për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”.
Apeli i GJKKO zbardhi edhe arsyet e vendimit pse Engert Pëllumbi caktoi detyrim paraqitje për Sali Berishën.
Apeli i Posaçëm shprehet se:
"U la në detyrim paraqitje sepse është fushatë zgjedhore dhe është kreu i opozitës. Gjyqtarja e seancës paraprake nuk duhet të shuante masën e sigurisë pasi nuk kishte element të rinj"
Gjithashtu shtohet se 'nëse Berisha nuk paraqitet, SPAK ka të drejtë të kërkojë masë sigurie më të rëndë'.
Kërkesa ankimuese e SPAK erdhi pasi gjyqtarja e GJKKO, Floreja Davidhi liroi Berishën nga arresti i shtëpisë më 27 nëntor 2024. Tashmë ish-kryeministri mbetet i lirë, por do duhet të paraqitet dy herë në SPAK.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
