Sali Berisha dhe Prokuroria e Posaçme

Dosja 'Partizani'/ Avokatët e Sali Berishës dorëzojnë kërkesë tjetër në Kushtetuese, duan heqjen e 'arrestit shtëpiak'

21 Nëntor, 19:47| Përditesimi: 21 Nëntor, 19:57

  • Share

Sali Berisha dhe Prokuroria e Posaçme

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese edhe kërkesën për shfuqizmin e masës “arrest shtëpie”, e vendosur nga GJKKO në dhjetor të vitit të kaluar, kur u ndryshua masa “detyrim paraqitjeje” pasi u shkel prej tij, duke mos u paraqitur në SPAK.

Kërkesa është dorëzuar një ditë para shpalljes së vendimit sot (21 Nëntor), të rrëzimit të ankimimit për masën e parë të GJKKO-së “detyrim paraqitjeje”.

Por për sa kohë që Kushtetuesja e ka legjitimuar masën e parë të GJKKO-së, masa e dytë “arresti shtëpiak” për të cilën i është kërkuar edhe autorizim Kuvendit dhe është thjesht ashpërsim, vështirë që të ndryshojë.

Kryetari i PD ka arritur të përfitojë pjesërisht nga vendimi i shpallur zyrtarisht sot nga Kushtetuesja, teksa iu hoq ndalimi i daljes jashtë shtetit, pra sekuestrimi i pasaportës. Por nuk mund të lëvizë dot për asnjë moment, sa kohë është në fuqi masa shtrënguese “arrest shtëpie”.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?