Politikë

Dosja ‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritje antiligjore nga GJKKO! Erjon Bani po bën politikën e Sali Berishës, kujton se do e ndihmojë për zgjedhjet me vota

9 Prill, 19:08| Përditesimi: 9 Prill, 19:11

  • Share

Gjykata e Posaçme është përfshirë në politikë nga drejtuesi i saj aktual, gjyqtari Erjon Bani, i cili po përpiqet të ndihmojë Sali Berishën në këto zgjedhje duke zvarritur pafund seancën paraprake të dosjes “Partizani”, duke thyer çdo ligj dhe limit.

Kështu u shpreh sot avokati Idajet Beqiri për Report Tv, duke hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës, me qëllime deri edhe kriminale e politike. Madje ngre dyshime të forta edhe për lidhje agjenturore nga disa prej magjistratëve që gjithashtu i shërbejnë kreut të PD-së dhe familjes sëtij.

“Gjykata e Erjon Banit po vazhdon të bëjë politikë. Një çëshje që nuk duhet ta kalonte muajin sipas ligjit, ajo po kalon si një gjyq themeli, 9 muaj, edhe pse është seancë paraprake. Për 9 muaj nuk po mbaron dot as gjyqtari i seancës paraprake, gjë që do të thotë se po bëhet politikë me dosjen. Drejtohet GJKKO nga Argita Berisha, që mesa duket është drejtuesja e vërtetë e gjykatës, që edhe pse morën një gjysmë goditjeje nga vetingu, vazhdojnë e s’i ndahen dot as agjenturës së grekëve dhe as serbëve, as krimeve dhe korrupsionit”, thotë avokati.

Madje ai ka edhe dyshime për qëllimet e disa prej magjistratëve, përfshi edhe Banin.

“Ata vzhdojnë të bëjnë politikë, por duan të fuqizojnë Berishën, edhe pse e dinë se nuk ka vota, madje ai nuk kishte mbështetje as kur nuk ishte i akuzuar me krimet ende të pazbuluara, gjithnjë ka qenë humbësi më i madh. Edhe tani që ka gjithë këtë barrë, ai pretendon pushtetin, por nuk e merr kurrë pushtetin. Dhe çfarë bëjnë ca njerëz pa din e iman si këta gjyqtarët e GJKKO, këta mundohen që ta faktorizojnë Berishën për të treguar se ja sa i fortë është ky, i pandëshkueshëm, sa zvarrit edhe gjyqin e tij. Mendojnë se do i shtojnë votat Berishës, por në fakt jep efektin e kundërt sepse i acaron shqiptarët, që kuptojnë se Serbia po vazhdon në Shqipëri apo që kontrollon”, vijon Beqiri.

Ai thekson se disa individë të caktuar po dëmtojnë imazhin e drejtësisë në sytë e shqiptarëve.

“Ka njerëz të padenjë në sistemin gjyqësor, që tallen e krijojnë precedentë të rrezikshëm se ka pabarazi, ku ka ligj që ndëshkon një pjesë të personave, por ka edhe një superligj tjetër të Erjon Banit, që mbrojnë Sali Berishën, që e ka bërë edhe supermiliarder”, përfundon ai.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Beqiri: Berisha do të blejë vota me ‘sheikun’ Gjin Gjoni e Arjan Ndojën! Valteri: Opozita ‘gjellë qensh’, çorbë e prishur dhe aleancë kllounësh! Në Tiranë synojmë 21 mandate!


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?