Sapo SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediet, sot ne mesditë, nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat.
Ai akuzoi SPAK-un për proces politik, të nxitur sipas tij nga Gabriel Escobar, zyrtari amerikan pas shpalljes non grata të tij, dhe ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, të cilët i cilësoi të korruptuar.
‘Ky akt i paprecedent, i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, manipulimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare, do gdhendet në muret e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri. Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim. Kësaj të fundit i kisha denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur aktet e saj korruptive...Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Edi Ramës kanë reshtuar duke shumëzuar me dy të gjitha mashtrimet e reshtuara në dokumentin që shpallën nën hetim Berishën dhe Malltezin dhe shpallën arrestin e tij në shtëpi", tha Berisha.
Sipas Berishës, SPAK nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë dëshmi të vetme që të fajësojë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive
Berisha hedh poshtë akuzën se ka ndikuar në shpronësimin e tokës dhe privatizimit të saj me shpejtësi.
'Kjo akuzë është piramidë mashtrimi që bazohet në këto shtylla! Së pari, bazohet në denoncimin e Taulant Ballës me urdhër të Edi Ramës katër vite më parë, sipas të cilit, toka e klubit Partizani ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane, për rrjedhojë tokë publike dhe Sali Berisha ia ka dhënë dhëndrit të vet dhe familjeve të tjera. Ky është një mashtrim që përbën vepër penale, sepse Fletoret Zyrtare të vitit 1944, 1943, faktojnë se kjo tokë ka qenë e pronarëve që e kanë marrë sot. Kjo tokë nuk është shpronësuar kurrë nga autoritetet italiane por vetëm është vënë në rekuizitë dy herë nga gjashtë muaj dhe këto janë dekretet mbretërore të publikuara në gazetën zyrtare të kohës.
2. Mercenarët e organizatës politike kriminale Skapi i partisë, pretendojnë se procesi i njohjes dhe kthimit të tokës, parablerjes së objekteve të klubit Partizani, u kthye me shpejtësi për favor të Jamarbër Malltezit. Dokumentet zyrtare tregojnë se ky proces ka zgjatur nga viti 1993 gjer në vitin 2007. Kurse procesi i parablerjes së objekteve ka filluar në vitin 2005 dhe ka përfunduar në vitin 2009. Pra, kjo është shpejtësia me të cilën është kryer.
Pretendohet se Sali Berisha për të pasuruar dhëndrin e tij, privatizoi klubin Partizani. Një mashtrim i denjë vetëm për mercenarë si Edi Rama, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Millonai. Privatizimi i klubit Partizani ka filluar në korrik të vitit 2005 nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko dhe ka filluar për një subjekt tjetër privat që nuk kishte asnjë lidhje me pronën e klubit Partizani. Ky proces ka vazhduar më vonë nga qeveria pasardhëse e Sali Berishës në përputhje dhe pa asnjë shkelje ligjore. Kështu që procesi i nisur nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi në përputhje me ligjin e pronave 9231 të vitit 2004, përmbante detyrimin ligjor të rikthimit të kësaj prone tek të shpronësuarit", tha Berisha.
Ndryshimi i destinacionit
Breisha hedh poshtë dhe akuzat për ndryshimin e destinacionit dhe se nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për Malltezin
‘Ky është mashtrim kriminal sepse destinacionin e një pjesë të klubit Partizani e ndryshoi Edi Rama në maj të vitit 2005 në këshillin teknik që përbëhej ekskluzivisht nga drejtorë të varur nga Edi Rama. Ai e ndryshoi pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës apo ndonjë institucioni. Sipas burimeve, ai e ndryshoi këtë se i kishte vënë syrin ta zhvillonte si mafioz me Olsi Ramën, Paro Laçin dhe ndonjë tjetër.
Firma e Sali Berishës, e vendosur 6 muaj më vonë, mbi vendimin që Edi Rama mori në qershor në KRRT-në e tij, është një firmë ex-lege. Mercenarët përpiqen e citojnë Sali Berishën si kryetar të KRRT-së për të bërë të besueshëm trillimin e tyre. Kryetari i Këshillit Rregullues të Territorit të Shqipërisë nuk kishte asnjë tagër ligjor të propozonte, ndërhynte apo anulonte vendim për territorin të qeverisjeve vendore.
Edi Rama në procesin e ndryshimit të destinacionit, - në tërësi në këtë proces - ka shtatë firma. Prokurorët nuk kanë guxuar ta thërrasin një herë të vetme të japin shpjegime për firmat që ata ia atribuojnë Sali Berishës. Pretendohet, në një mashtrim ordiner, se Sali Berisha miratoi ligje dhe vendime për të lehtësuar dhe ndihmuar, favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces.Sali Berisha nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për persona apo grupe të veçanta. Të gjitha ligjet dhe vendimet e qeverisë gjatë periudhës së Sali Berishës kanë synuar popullatën e përgjithshme të Shqipërisë. Nga këto vendime janë bërë e mundur që agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, me rreth 54 mijë vendime në 7 vite, t’u rikthejë tokën apo t’i kompensojë mbi 510 mijë pronarë, njëri prej tyre është Jamarbër Malltezi që ka marrë gjithsej 410 metër tokë"
Ju gazetarët që keni lexuar keni konstatuar se aty thotë Berisha me vendimin për letrat me vlerë, vendim që u firmos një muaj pasi Jamarbër Malltezi e pronarët e klubit Partizani kishin paguar mbi 90% të detyrimeve për objektet e parablera në lekë, një muaj prapa dhe Jamarbër Malltezi për restin, pas këtij vendimi përfitoi 62 euro përdori si argument se unë e bëra për të favorizuar këta pronarë se pas 9 muajsh ndryshova vendimin. Spekullantë mjeranë. Po e ndryshova vendimin. Hoqa nenin që autorizonte përdorimin e letrave me vlerë në ankande por nuk preka nenin që lejonte pronarët të parablinin në letra me vlerë objekte të ndërtuara apo të mirrnin pjesë në procesin e privatizimit. Pra shpifin dhe trillojnë me qëllim që ti japin këtij vendimi karakter specific që nuk e kishte kurrë"
Për çfarë e akuzon SPAK?
SPAK e akuzon Berishën se kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte dhëndri i tij Malltezi. Po kështu sipas SPAK Berisha ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij. Po kështu janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Malltezit të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.
'Korrupsioni pasiv' dhe shërbimet e Berishës me paratë e Malltezit
Në dosjen 500 faqe të SPAK Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv. Gjithashtu përgjatë viteve, konstatohet se edhe familja Berisha ka aksesuar dhe perfituar nga te ardhurat e familjes Malltezi, duke kryer shpenzime te ndryshme, qe nuk mund te mbulohen vetem me te ardhurat e vajzes se tyre Argita Malltezi. Vetëm për avokatët të cilët janë angazhuar për proceset gjyqësore në SHBA e Angli ku ai është 'non grata' janë paguar 550 mijë euro thuhet në dosje/
Por Berisha e sheh ndryshe
Sipas Berishës me këtë vetting financiar që ju bë, u faktua se pas 54 vitesh punë, disponon kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.
"Me vetingun financiar 30 vjeçar të Sali Berishës faktuan deklaratat e mija të përsëritura se Sali Berisha me bashkëshorten e tij Liri Berisha pas 54 vitesh punë disponojnë kursime bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh në sipërfaqe se ai ka pasur në diktaturë. Merr përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare që shpalli Sali Berishën si ‘non grata’ e cdo shqiptar që mund të ketë menduar se Sali Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten.
Jam i vetmi politikan në Shqipëri që ka deklaruar se jam përgjegjës për fëmijët e mi, sepse në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa nr 1 ndaj tyre ishte zbatimi I ligjit e vetëm ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre.
Rezulton se nga ky veting ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta. Rezulton se nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga tendera, apo prokurime publike. Rezulton se pasuria e tyre është e tëra e bazuar në punën që ata kanë bërë në OKB. Në punën që ata kanë bërë në Universitetet e vendit dhe jashtë vendit. Në punën që ata kanë bërë si ekspert në fushat e tyre. Mendoj se kjo përbën për mua e cdo mik, dashamirës një transparencë shumë të vyer.Në këtë veting 30 vjeçar rezulton se Sali Berishës nuk i ka paguar kush kurrë qoftë dhe një shpenzim të vetëm. Nuk ka urdhëtuar me bileta të paguara nga njeri apo ka fjetur në hotele 4500 euro të paguara nga të tjerë. Nuk ka ndërtuar vilë, 75 metra themele pa të ardhura. Nuk ka firmosur kurrë vendime sic ka firmosur Edi Rama për ti dhënë vëllaut të vet 38 mijë metra katrorë. Standardet e mija kanë qenë të moralit e të ligjit.
Duke mos gjetur fakt e vepër penale kanë zgjedhur të shpallin fakt e vepër penale, solidaritetin familjar borxhin që anëtarët e familjes japin për njëri tjetrin të deklaruar sipas ligjit, në kohën e duhur dhe bamirësisë së tyre për familjen në nevojë.
Pra korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar 1 herë gjatë këtyre 30 viteve. Kanë paraqitur si të tillë shpenzimet shëndetësore të paguara direkt nga vajza ime për Sali Berishën që në vetvete përbëjnë vetëm në psikologjinë e kriminelëve që kanë vjedhur rrëmbyer. Kanë paraqitur pagesat që kanë bërë për studion ligjore me të cilat jemi angazhuar pas shpalljes non grata për veprën e korrupsionit. Antony Blinken nuk përfshiu vetëm Sali Berishën por Liri Berishën, që kishte 20 vite që kishte dalë në pension e punonte me fëmijët autikë. Si dhe djalin e vajzën time me pretekstin se për këta nuk kishte gjë por i kap ligji.
Ne vendosëm, nuk lobojmë por me besim tek drejtësia paditëm e do vijojmë precest ligjore në mbrojtje të vërtetës. Të gjitha pagaset në tërësi janë bërë nga vajza. 2 – 3 prej tyre I ka bërë dhëndri nga paratë e tij dhe është rimbursuar pas 1 muaji apo dy nga vajza. Tjetër provë për korrupsionin pasiv të Sali Berishës kanë gjetur të dhjetat, zekatin (quajeni si të doni) që familja Malltezi e dorëzon për bamirësi cdo vit.
Tjetër provë për korrupsionin pasiv të Sali Berishës kanë gjetur të dhjetat, zekatin (quajeni si të doni) që familja Malltezi e dorëzon për bamirësi cdo vit. Famija ka mbështetur 3 familje në nevojë pa asnjë lidhje.
E kjo qenka konflikt interesi se qendra drejtohet nga Liri Berisha që nuk përfiton asnjë qindarkë. Shpallin sponsorizimin që Fatmir Bektashi i ka bërë festës së Krishtilindjes dhuratat për fëmijët në qendër" tha Berisha sot në konferencë.
Pasi SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat, ndërsa sulmoi dhe prokurorët.
Mes të tjerash, ai u ndal edhe tek fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzenin ndërsa hodhi poshtë dhe akuzën e korrupsionit pasiv.
"Jam i vetmi politikan në Shqipëri që ka deklaruar se jam përgjegjës për fëmijët e mi, sepse në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa nr 1 ndaj tyre ishte zbatimi I ligjit e vetëm ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre. ...Pra korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar 1 herë gjatë këtyre 30 viteve.
ky njeri.30 vjet e mashtroj popullin
PërgjigjuNuk te shkon te behesh genjeshtar 80 vjec mor zoteri!
Përgjigju