Një prej personazheve që Sali Berisha ka vënë në shënjestër që prej ditës kur GJKKO vendosi masat e sigurisë ndaj tij dhe i arrestoi dhëndrin, është Vladimir Qirjazi, ish gjeneral brigade, ish Komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, që i rezistoi 3 vite privatizimit të ish kompleksit Partizani, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit.
“Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor”, akuzonte 3 ditë më parë Berisha para mediave.
Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë? Me dekret të Presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e Komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi.
Gjunkshi i gatshëm për t'u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.
Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjukshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.
Më 16 tetor në drejtim të Gjunkshit vjen një memo që i kërkon të bëhet kontabilizimin, menjëherë ai ngre grupin e punës për të bërë kontabilizimin, grupi i punës i pasqyron marrjen në dorëzim të pronës me vlerat kontabël përkatëse, gjithashtu Gjunkshi nuk humbet kohë por njofton Ministrinë e Mbrojtjes për kontabilizimin e pasurisë. Dhe në po të njëjtën ditë vetë Xhemal Gjunkshi bën dorëzimin e pronës te familjet e njohura pronare, ku firmos edhe Jamarbër Malltezi.
Ndërsa shitja zyrtare, në prani të noterit është bërë 5 ditë më pas, më datë 21 tetor. Në dokument firmos në emër të shtetit Xhemal Gjunkshi dhe ndër firmat e pronarëve edhe Jamarbër Malltezi.
Nga ky moment Xhemal Gjunkshi njeh vetëm ngjitje në karrierën e tij. Ai më 8 gusht 2011 merr detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa në vitin 2017 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa paraardhësi i tij në Komandën e Forcës Mbështetëse, Vladimir Qirjazi, pas shkarkimit u lëviz në një tjetër pozicion derisa sa më vonë u përjashtua totalisht nga forca e armatosura, si një hakmarrje për një shërbim që nuk pranoi ta bënte në shkelje të ligjit.
Në dosjen e SPAK evidentohen dhjetëra veprime prej Qirjazit, komunikime të tij me eprorët, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrat e Mbrojtjes Oketa dhe Imami, deri te Presidenti i Republikës. Gjenerali skrupuloz i shqetësuar nënvizonte se procedura për privatizimin nuk është ligjore dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Ai rezistoi, me gjithë presionet dhe kërcënimet e marra, nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme.
SPAK evidenton në dosje një letër të pa protokolluar, letër ankesë për gjeneral Qirjazin nga familjet e pronarëve, por disa nga firmosësit e letrës më vonë kanë thënë se nuk e mbajnë mend ta kenë nënshkruar.
Një tjetër letër e konceptuar nga Ilir Kadiu, që rezulton një prej pronarëve dhe që i kishte dhënë Jamarbër Malltezit të drejtën për ta përfaqësuar duke i dhënë 5% të pronës së tij (minuta 23 investigimi), pretendon për shkelje nga Qirjazi dhe vendosin ultimatum prej 10 ditësh për gjeneralin. Letra firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Marrë shkas nga këto, me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit.
3 javë më vonë, Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore.
Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’
Gjunkshi arben imami dhe te tjere duhet te meren ne hetim
PërgjigjuFuti një urdhër arresti Gjunk-Shit dhe e sheh pastaj si fillon e kthjellohet aty brenda!!
PërgjigjuKeta duhet te dalin para SPAK-ut si grup i strukturuar kriminal,per krim te rende kunder shtetit,pa llogaritur akuzat e tjera qe duhen shtuar-Berisha,Malltezi,Bektashi,Imam-fytyre opinga,aktor i deshtuar e minister katastrofe,Oketa,Begeja,Kadiu,Gjunkshi-maskarai-i maskarenjve,lista nuk ka te sosur!!
PërgjigjuSkrapi. Qelbesira Gjunkshi.
PërgjigjuXhemal Xhunkshi nuk është i lidhur vetëm.me këtë aferë duhet hulumtim për korrupcionin që përhapi në ushtëri sidomos me dërgimin e ushtarëve forca paqe në Avganistan e Irak ku për çdo ushtarë flitej se u merrte deviza
PërgjigjuEdhe gjunkshi ben te shoqeroj salen se I ka sherbyer me devtshmeri. Sahanlepires e servil.
Përgjigju