Dosja ‘Partizani’ në Studio Live, Shabani: SPAK do ia rendisi Berishës të gjitha zullumet që ka bërë, përdori shtetin për t’u pasuruar! Bala: Jamarbri mashtroi dhe Argitën!

16 Shtator, 19:09| Përditesimi: 16 Shtator, 19:21

  • Share

Një tjetër tematikë interesante në emisionin “Studio Live” të Report TV, ka qenë edhe çështja e skandalit me dosjen “Partizani”, për të cilën SPAK ka marrë aktualisht të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërtuesit Fatmir Bektashi për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash” dhe Xhimi Begeja, ortakë të Malltezit, për “pastrim parash”.

Teksa diskutoheshin detaje nga materiali me 500 faqe ku faktohen shkeljet ligjore, përfitimet urbanistike dhe financiare ndër vite, duke ndërtuar 19 kulla te ambientet sportive të ish-Klubit Partizani, gazetari Anri Bala vuri në dukje një nga detajet më pikante të dosjes, ku duke përmendur pasuritë e blera në disa shtete jashtë Shqipërisë, kryesisht apartamente nga Jamarbër Malltezi, rezultonte se Argita Malltezi (Berisha) nuk kishte dijeni për pronat e bashkëshortit të saj.

“Arbër Malltezi ka mashtruar jo vetëm autoritetet, por edhe bashkëshorten e tij, që s’ka qenë në dijeni të apartamenteve të tij”, tha Bala. Kujtoi apartamente si në Hungari, Belgjikë, Holandë etj.

Ai kujtoi se me paratë e këtij korrupsioni të bërë ndër vite, ata po pastrojnë imazhin me studio ligjore në Angli ose në vende të tjera me kompani lobingu, për të hequr njollën “non grata”, duke u paguar qindra mijëra euro.

Si rasti më i fundit me studion ligjore në Londër, ku u paguan 460 mijë euro.

“Ata u shpallën non grata pikërisht për këto. Pasuritë, pikturat, ndërtimet e kullave, pasuritë, Heceve, shtëpive të padeklaruara edhe në ILDKPI etj. Ose rasti 460 mijë euro të studios ligjore, që të hiqte njollën e Sali Berishës. Lekët e korrupsionit i kanë përdorur për të larë imazhin e tyre. Këto dihen, por nuk dimë lobingjet e tjera dhe paratë e padeklaruara”, tha Bala.

Ai kujtoi se “zoti Berisha nuk do bëjë burg për shkak të moshës, por rrezikon Jamarbër Malltezi”. Kurse sulmet që bën berisha ndaj SPAK i cilësoi si një strategji e gabuar dhe e humbur.

“Është luftë e humbur e tij në këtë kohë ku jemi, viti 2024, me këtë raport me drejtësinë të ngrihesh e të sulmosh drejtësinë. Berisha dhe të tjerët duhet të ulin kokën dhe me bisht poshtë, të falënderojnë për kaq në këtë pikë, se i kanë bërë nder deri në këtë pikë, për medimin tim. Se ka të tjera si 21 Janari”, tha Bala.

Por ai shtoi se “është besimplotë se do ketë akuza te tjera ndaj tij, nëse Berisha vijon me sulme ndaj drejtësisë”. Kurse për kërcënimet ndaj SPAK, Bala tha se “asnjë s’bie martir për zotin Berisha se ka vjedhur, nuk bien dëshmor as për Berishën dhe as për Ramën, Metën apo Ramën. Berisha ka hallin e tij dhe të familjes!”.

Kurse kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, vuri në dukje se strategjia e Berishës është që “Gjyqin politik ta bëjë në gjykatë dhe Gjyqin juridik ta bëjë në media”.

“S’më bën sens, ndoshta i del mirë. Berisha ka më tepër zullume dhe kusure se sa kjo. Besoj se SPAK do ia rendisi gjithë zullumet që ka bërë për sa ka qenë në pushtet. Ka përdorur të gjithë shtetin për të pasuruar gocën, djalin, dhëndrin”, tha Shabani.

Ai bëri edhe një krahasim rasti, duke kujtuar se edhe pronat e familjes së tij ishin marrë si tiranas autokton, por që as ai dhe as familja nuk i kishin marrë kurrë, po për faj të ligjeve të dikurshme të Berishës.

“Vjen Berisha nga Viçidoli në Tiranë dhe i merr këto prona fal pushtetit që ka pasur. Ka dalë madje ish-pronar dhe jo pronar. Ndërkohë që ata që janë këtu, kane 34 vite s’marrin dot prona, pikërisht prej Berishës”, kujtoi Shabani.

Megjithëse sipas tij ata aktivizojnë grupe kriminale, që i nxjerrin në rrugë, mobilizojnë dhe intimidojnë duke i përdorur, përsëri nuk ia dalin dot kundër drejtësisë.

“Berisha ka humbur gjyqe në Angli dhe në Amerikë. I bie që gjithë bota është e korruptuar dhe vetëm Berisha ia kalon në ndershmëri. 70 për qind e njerëzve e besojnë SPAK-un, por Berisha po e përdor për ta sulmuar SPAK-un”, përfundoi Shabani.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PROFESOR DOKTOR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/09/2024 11:57

    Ore ju me ktē emisjon keni shum tē drejt por krimineli hajdut Sali Bajga me familjen e tij po vazhdojn tē Konsumoin lekēt e vjedhura. Pra SPAKU po fle gjum. Ky me gjith familjen e tij duhet tē ishte nē burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?