Politikë

Dosja ‘Partizani’/ Petraj për Report Tv: Berisha po hakmerret ndaj Irena Gjokës! Zvarritja është konsum mediatik për të larguar vëmendjen nga akuza

7 Maj, 18:22| Përditesimi: 7 Maj, 18:51

  • Share

Avokati Edmond Petraj ka folur për zvarritjen e gjykimit të dosjes ‘Partizani’ dhe me zhvillimet e fundit që lidhen me akuzën ndaj Berishës nga SPAK.

Petraj tha për Report Tv, se dokumenti i paraqitur nga avokatët e Berishës ndaj gjyqtares Irena Gjoka, nuk e cenon thirrjen e Berishës si të pandehur.

Dokumenti, sipas Petraj, nuk ndryshon thirrjen, kur në fakt është SPAK-u që e ka thirrur të pandehur Berishën.

"Pjesa e dosjes ‘Partizani’ e cila u shty pardje sepse u kërkua pavlefshmëria e disa dokumenteve. Ndërkohë është dorëzuar një dokument i cili pretendon se gjyqtarja që ka dhënë masën e sigurisë, nuk e ka dhënë në formën e duhur dhe nuk do duhej të ishte gjyqtare."-tha Petraj.

Nga ana tjetër Petraj tha se ky dokument i paraqitur nga avokatët e Berishës, është si një lëvizje hakmarrëse ndaj gjyqtares.

"Ky dokument që është dorëzuar, nuk e cenon pjesën që Berisha është thirrur i pandehur procedurialisht. Berisha do të përgjigjet për pjesën e asaj e kësaj thirrur SPAK-u si të pandehur. Edhe kjo është pika mbi të. Vendosja e këtij vendimi ‘i fabrikuar’ apo ‘i pafabrikuar’ mbetet për t’u parë, ngelet në diskrecionin që ka vetë Irena Gjoka. Përsa i përket paralelizimit që kërkon Berisha dhe avokatët e tij t’i bëjnë çështjes së kreut të PD-së me Belerin, sipas Petraj nuk qëndron. Avokati tha se Beleri është kapur në flagrancë lidhur me akuzën që ka marrë dhe më pas me vendimin që është zbardhur nga gjykata. Ata kërkojnë të nxjerrin të pavlefshme historinë me një kandidat që fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, që u kap në flagrancë për atë pjesë që ai mori një vendim penal ashtu dhe për masën e sigurisë të zotit Berisha. Pjesa e masës së sigurisë nuk e rëndon fare pozitën sot të vendimit që ka kërkuar SPAK. Ndoshta është një lloj hakmarrjeje ndaj asaj gjyqtareje, nuk e di pse."-tha Petraj. 


Më tej Petraj e quajti zvarritjen e dosjes ‘Partizani’ një konsum mediatik ku pala e Berishës po mundohet të heqë vëmendjen nga akuza reale e ngritur ndaj tij.

"Ky është një konsum mediatik për të zbehur pozitën e asaj që është kërkuar nga organi i akuzës, nga struktura e posaçme, pra kemi një zbehje, kemi një rënie të ritmit. Nëse kjo do të kishte përfunduar brenda 30 ditëve, situata do të ishte krejt ndryshe. Situata do të shihej me një sy tjetër. Kjo zvarritje ka diçka që nuk shkon."-përfundoi Petraj. 

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?