Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi

Kronikë

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

2 Korrik 2024, 11:03| Përditesimi: 9 Nëntor 2024, 22:19

  • Share

Tirane- Seanca e bilancit 2 mujor të hetimeve për aferën Partizani, ku janë nën hetim ish Kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi, është shtyrë në GJKKO për në datën 11 korrik. Edhe pse gjykata e argumentoi vendimin me mosmarrjen dijeni të Berishës e Malltezit, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka cilësuar të qëllimtë shtyrjen pasi sipas tij ky proces po zvarritet qëllimisht.

Seanca u shty për 11 korrik pasi sipas gjykates Berisha dhe Malltezi nuk rezultojne të kenë marrë njoftim për seancën.

Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë avokatëve përfundimin ose shtyrjen e hetimeve me 3 muaj të tjerë, pasi sot përfundon afati i hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani. ndërsa avokati tha se do të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë.

Të pranishëm ishin avokati i ish kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj dhe avokati Klodian Skenderi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?