Politikë

Dosja “Partizani” u shty për herë të dytë, Spartak Ngjela: Avokatët janë jo profesionistë, tregojnë që Saliu është i fajshëm

21 Korrik, 20:16| Përditesimi: 21 Korrik, 20:58

  • Share

Seanca e dytë gjyqësore në GJKKO ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u shty sot për herë të dytë, për në datën 15 Shtator, pasi avokati i tyre Genc Gjokutaj kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese.

Por për avokatit Spartak Ngjela, sjellja e avokatit është jo profesioniste.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, avokati Ngjela tha se avokatët kërkojnë të fitojnë me procedurë përmes këtyre manovrave. Por sjellja e avokatëve, sipas Ngjelës, tregon që Sali Berisha është fajtor.

Dosja “Partizani” ndaj z.Berisha, ndaj dhëndrit të tij, përsëri shtyrje në gjykatë. Çfarë do të thotë kjo? U bë e disata herë që shtyhet seanca.

Spartak Ngjela: E shtynë avokatët, nuk janë profesionistë. Duan të fitojnë me procedurë. Mendjelehtë. SPAK-un do gënjejnë ata? E kuptoni që SPAK-un nuk e drejtojmë ne? Kot lodhen, procedurë që nuk arrihet. Vjen një moment i caktuar që ata nuk pyesin më as avokat asgjë, ka ndodhur, ju e dini. Kot më futët në këtë problem se janë injorantë, nuk kanë mbrojtje. Çfarë provojnë me këtë? Që Saliu është i fajshëm. Janë budallenj. Kur çështja trajtohet kështu, i pandehuri është i fajshëm dhe s’ka asnjë shpresë të fitojë pafajësinë e tij. Kurse avokatët janë për të fituar pafajësinë, do mbrojtje. Në qoftë se s’ke mbrojtje, dorëzohu. E çfarë fiton me këtë? Nuk e lejojnë ata që të shkojë çështja në Kalendat Greke dhe të lirohet i pandehuri. Non sens, mbrojtje shumë e dobët, dilitante.

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë të akuzuar nga SPAK për aferën “Partizani”. Berisha do të gjykohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?