Çështja penale kundër Arben Grorit, që ka si objekt njohjen e vendimit Italian që e ka dënuar Grorin me burgim të përjetshëm, është transferuar në gjykatën e Elbasanit. Vendimi për shpalljen e moskopetencës është marrë nga gjykata e Tiranës, e cila pas 1 viti e gjysmë që kishte marrë në shqyrtim këtë çështje, ka dalë në përfundimin se nuk është ajo gjykata kompetente për të shqyrtuar këtë rast.
Por kompetencën për të kryer gjykimin e Arben Grorit për sa i përket njohjes së vendimit penal të huaj, e ka gjykata e Elbasanit, e cila sipas gjyqtarëve të Tiranës, mbulon dhe territorin juridiksional të banimit të Arben Grorit.
Ky i fundit prej vitesh vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin. Tashmë në Elbasan do jetë gjyqtari Taulant Tafa, që do marrë në shqyrtim këtë çështje. Dënimin e përjetshëm Grori e ka marrë në Itali, prë vrasjen e Naim Zyberit.
Dënimi italian për Arben Grorin ishte njohur nga gjykata e Tiranës disa vite më parë, por Grori arriti rihapjen e procesit gjyqësor, duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjyqtarët e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali.
Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë. Vendimi i Apelit Tiranë erdhi katër muaj pasi shoku i Grorit, Gert Gjinarari, në 14 shkurt 2019, është liruar me kusht nga gjykata e Korçës.
Ndërkohë pas një vendimi të Gjykatës së Apelit Korçë, sërish Gjinarari u shpall në kërkim. Vendimi i Apelit Tiranë për Grorin, praktikisht do të thotë lirimin e tij nga qelia, pasi në rast se gjykata e Elbasanit pranon të dënojë, Grorin me 25 vite burgim dhe jo me burgim të përjetshëm si ka vendosur drejtësia Italiane, atëherë ai lirohet menjëherë, pasi pjesën më të madhe të këtij dënimi tashmë e ka kryer. Grori është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës, i vrarë disa vite më parë nga Naim Zyberi.
Nje perpjekje per te nxjerre nje tjeter kriminel nga burgu
PërgjigjuKy edhe zani kan ngel be burg që ne 98.
PërgjigjuThem qe ky duhet liruar pasi ka vrare nje kriminel te ndyre (Naim zyberi) i cili i ka vrare vellane pa asnje arsye.Naim zyberi rrinte ne 97-en me sali shehun!
Përgjigjuo iso ca ja fut kot mo bur si ka ndejt me sali shehun mos e ngatron me vajdin lamen se me ate rrinin ato ushtaret e vet jar hasa me met hasen.