Fotografia e postuar nga Ilir Meta në Facebook

Dosja për përfshirjen në ish Sigurimin e Shtetit, Meta publikon fotografinë: Rama ishte karikaturisti i shkrimeve propagandistike kushtuar spiunazhit

30 Korrik 2022, 15:32| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 15:45

  • Share

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë vijon të reagojë për çështjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në një postim në Facebook, ka publikuar foto nga revista ‘Në shërbim të popullit’ të vitit 1983. Aty duket një karikaturë që mban autorësinë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Metës, Rama ishte karikaturisti i preferuar i Partisë së Punës për shkrimet propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Më tej e akuzon si kreun e bandës së inceneratorëve duke iu referuar aferave korruptive me tenderat. Ndonëse ka deklaruar më parë se nuk ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit dhe njeh rreth 40-50 persona me identitetin Ilir Metaj, duket se i jep rëndësi kësaj çështje me reagimet që bën.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t'i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: 📷(Karikatura e Edi Ramës në revistën "Në shërbim të popullit", 10 tetor 1983)”, shkroi Meta.

 

Postimi i Ilir Metes

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 31/07/2022 02:59

    Komunistet idealiste vdiqen ne varferi,por ato qe la pas komiteti qendror per tu hakmarre i zgjodhi nga gjirizi regjimit dhe i perkedhelem per 30 vjet,i pasuruam,kenduam,u vrame e emigruam,vetem nga keta plehra. Sa viktima te komunizmit jane ne qeveri sot apo die?

    Përgjigju
  • Fast food: 30/07/2022 19:20

    O sufllaqexhinj po vjedhin me incenratoret dhe spo thoni nji fjal. Rroft rama dhe pa brek ne bythe ngelet. I gezoheni asaj punes pa merite qe keni per 400 mij lek, nderkohe qe vidhet hapur dhe rende fare

    Përgjigju
  • Tutu: 30/07/2022 18:14

    O Like fuksi… shiko mos gjen veten te karikatirat e Edit … tamam i pashprese, i mbytur qe kapet dhe te nje qime bythe… ti fol per “bemat “ e tua …. Se per te Edit flet vete i zoti.. sa te te hapet lakrori i spiunllekut mire..

    Përgjigju
  • aleks: 30/07/2022 17:18

    Hiqeni ilirn nga politika sepse nuk eshte per aty kur ka qen dhe spiune i shtetit ne komunizem se cfare prete nga ai tani

    Përgjigju
  • Fatos Lubonja: 30/07/2022 17:17

    Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte Autoritet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme. Më pas, këtë klauzolë, ligji për dosjet në Shqipëri e ktheu me fuqi të plotë, duke mos lejuar korrigjim certifikate nëse t'i zbuloheshe që je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, disa vjet pasi kishe marrë certifikatë nga Komisioni “Mezini” apo “Bezhani”. Pikërisht për këtë është vënë në lëvizje “Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit”. Ai i kërkon parlamentit ta heqë këtë klauzolë dhe të lejojë Autoritetin të korrigjoi certifikatat e lëshuara më parë nëse provohet me fakte të reja. Dhe për ta ilustruar këtë rast ka marrë dosjen e politikanit Ilir Floriri

    Përgjigju
  • Fatos: 30/07/2022 17:17

    Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte Autoritet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme. Më pas, këtë klauzolë, ligji për dosjet në Shqipëri e ktheu me fuqi të plotë, duke mos lejuar korrigjim certifikate nëse t'i zbuloheshe që je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, disa vjet pasi kishe marrë certifikatë nga Komisioni “Mezini” apo “Bezhani”. Pikërisht për këtë është vënë në lëvizje “Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit”. Ai i kërkon parlamentit ta heqë këtë klauzolë dhe të lejojë Autoritetin të korrigjoi certifikatat e lëshuara më parë nëse provohet me fakte të reja. Dhe për ta ilustruar këtë rast ka marrë dosjen e politikanit Ilir Meta

    Përgjigju
  • Qazim: 30/07/2022 17:16

    Politikani i profilit të lartë Ilir Meta ka qenë rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Më pas kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para, shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve. Këtu përflitet se ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin.

    Përgjigju
  • ermir: 30/07/2022 17:15

    Politikani i profilit të lartë I.M. ka qenë rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Më pas kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para, shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve. Këtu përflitet se ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin.

    Përgjigju
  • Afrim: 30/07/2022 17:14

    Politikani i profilit të lartë Ilir Meta ka qenë rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Më pas kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para, shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve. Këtu përflitet se ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin.

    Përgjigju
  • erik: 30/07/2022 17:13

    Meta mir qe eshte nje kokrra e legenit po na doli dhe sipiun tani.

    Përgjigju
  • Sea: 30/07/2022 17:11

    Meta o njeri me ordiner

    Përgjigju
  • Eri: 30/07/2022 17:10

    Po ik o meta aman ti je turpi me i madh i vendit tone

    Përgjigju
  • Klara: 30/07/2022 17:09

    Talentet e Edi Rame skan fund pasi eshte shume i shquar ne cdo fushe

    Përgjigju
  • Elsa: 30/07/2022 17:07

    Mundohuni sa te doni figuren e Rames nuk e ulni dot

    Përgjigju
  • Ismail: 30/07/2022 17:03

    Nje njeri i deshtuar si ju e ka vendin ne burg bashk me non graten

    Përgjigju
  • Ylli: 30/07/2022 17:02

    Po yi veten me ramen krahaso?!!! Ti je spiun o zemra vogel po ik

    Përgjigju
  • Orti: 30/07/2022 16:45

    Zoti meta apo metaj sdi si ta them jeni turpi i ketij vendi mashtruesi me i madh

    Përgjigju
  • Erda: 30/07/2022 16:45

    O meta vetem ti ske goj te flasesh per mashtrime dhe hajdutllek

    Përgjigju
  • sugar: 30/07/2022 16:42

    hahahaha e bukur kjo.

    Përgjigju
  • jordan: 30/07/2022 16:29

    Pirdh se lirohesh o Like floriri, thuaje vete qe nje luge corbe te prishur e kam ngrene dhe hap krahun. Edi Rama piktor ka qene dhe ska asgje te keqe pse ka bere nje karikature sepse i bie qe te gjith ata qe kane punuar te revista hosteni te pushkatohen megjithate miku yt per koke BUJKAR KAPEXHIU eshte kampin i te gjitha kohrave per karikatura te keti karakteri.

    Përgjigju
  • Altin: 30/07/2022 16:23

    Po ik o meta o kryetari i bandes se krimeve ne ter shqiperine

    Përgjigju
  • Leka: 30/07/2022 16:20

    Ajo eshte karrikatur e keqperdorur nga partia komuniste jam shum i sigurte

    Përgjigju
  • Beni: 30/07/2022 16:19

    Vlerat e Rames nuk i ulni dot ju me keto gjera qe nxirrni

    Përgjigju
  • Flori: 30/07/2022 16:18

    Rama ka shume talente dhe kjo eshte nje gje shume e mire nuk keni pse te flisni kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?