Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në 23 shtator ora 10:00. Në seancë mungoi i pandehuri Altin Ndoci dhe dy avokatët e tij, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi të zgjedhur prej tij dhe Pranvera Doçi e caktuar kryesisht.
Për Ndocin, u caktua kryesisht një avokate tjetër (Juljeta Dogu) që u kontestua nga disa prej avokatëve të cilët pretenduan se një i pandehur nuk mund të kishte më shumë se 2 avokatë. Në seancë munguan edhe disa të pandehur të tjerë që u përfaqësuan nga avokatët, mes të cilëve Nuredin Dumani. Pavarësisht këtyre mungesave togat e zeza kërkuan vijimin e gjykimit, por disa nga avokatët kundërshtuan.
Trupa gjyqësore përbëhet nga tre gjyqtarë të ardhur jashtë GJKKO-së, me relatore Engjëllushe Tahirin, për shkak se në këtë proces janë ezauruar të gjithë gjyqtarët e posaçëm.
Gjatë seancës Enver Diva që akuzohet për vrasje dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje, foli me tone të forta lidhur me publikimin e audiove të seancave gjyqësore të doshes “Plumbi i Artë” ku flet bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.
“Kam një kërkesë për Top channel që ka dhënë një emision dje, duke më nxjerr si vrasës me pagesë, dhe nuk ka të drejtë një media të japë materiale të tilla kur prezumohem i pafajshën, unë jam ku jam në gjykim, s’jam dënuar. Apo e keni shitur materialin, se Top Channel, Edi Rama e SPAK-u bashkë janë. Unë jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje”, tha Diva.
Komente
