Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i cili u vu në pranga pak muaj më parë, dhe 'ushtari' i tij Henrik Hoxhaj, janë bërë të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer te grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv ka një moment kur Henrik Hoxhaj sqaron edhe mënyrën se si u njoh me Dumanin dhe si u forcua miqësia e tyre.
Hoxhaj ka thënë se me Nuredinin është takuar në ditëlindjen e një miku të përbashkët.
“Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të. Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë…. Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh e cila ndodhet përpara Restorant “Zykollari” në krah të një karburanti dhe mobilierie”, ka thënë ai.
Më tej Hoxhaj ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me foto. Nuredini i ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro…
Nuredin Dumani, është një emër i njohur i bvotës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.
Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin./ Shqiptarja.com
Lajmi kryesor:
DOSJA ‘Plumbi i artë’/ Avokati dha 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan, 4 emra të njohur të krimit kërkuan 'kokën' e Sokol Sanxhaktarit për 200 mijë euro! Aplikacioni ku bëheshin 'pazaret'
K.T./ReportTv.al