Nuredin Dumani

Kronikë

Dosja 'Plumbi i Artë', Nuredin Dumani dëshmon në gjykatë: Si korruptoja policët për të trafikuar armë

6 Shkurt, 15:30| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:22

  • Share

TIRANË - Nuredin Dumani ka dëshmuar sërish në procesin e dosjes Plumbi i Artë ku kësaj herë ka treguar se si i korruptonte punonjësit e policisë së shtetit.

Burime  bëjnë me dije se Dumani ka treguar se korruptimi ka ndodhur në disa episode. Së pari ai ka treguar se i jepte lek punonjësit te policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga kufiri.

Në dëshminë e gjatë i penduari i drejtësisë është shprehur se disa here e kanë ndalur edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme por që është lënë i lirë duke i ofruar shumë parash nga 50 mije lëk të vjetra.

Një tjetër episod Dumani ka treguar dhe bashkëpunimin me një punonjës policie duke përmendur një emër në sallën e gjyqit.

Dumani e ka ndezur jo pak ambientin e jurisprudencës dhe opinionit publik së fundmi me deklaratat e tij, por jo vetmë kaq, pasi ka përfshirë indirekt edhe politikën.

Dëshmia e tij më e fortë ka qenë ajo e 14 Janarit, ku teksa shpjegoi se pagoi 40 mijë euro për t'u liruar në vitin 2014 nga burgu pasi ishte arrestuar për pengmarrje, dëhsmoi se raportim mjeko-ligjor nga spitali e kishte lëshuar me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Nasip Naço.

Ky i fundit, aktualisht deputet i PS, reagoi menjëherë dhe e quajti një përpjekje për t'i dëmtuar imazhin dhe integritetin, duke shpjeguar se jo vetëm nuk kishte lidhje me çashtjen, por kërkoi edhe që të hetohej nga organet kompetente e të mbahej përgjegjësi.

Gjithashtu Dumani ka dëshmuar edhe se te lokali i Qolëve mblidheshin shumë politikane dhe ishte një vend i njohur, teksa akuzoi ish-mikun e tij Talo Çela si drejtuesi i ushtrisë së vrasësve me pagesë, kurse Erjon Alibejn si njeriun që kishte një listë me 10 persona që kërkonte të eliminoheshin për shkaqe të ndryshme, kundrejt pagesave që shkonin mbi 100 mijë euro.

G.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?