I penduari i drejtësisë, Skerdi Tase

Kronikë

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani përplaset me Alibejn, nxirret nga salla! Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

23 Shtator, 12:20| Përditesimi: 23 Shtator, 18:21

  • Share

TIRANË- Në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej pati një përplasje në sallën e gjyqit. Alibej po pyetej nga avokatët e të pandehurve për masakrën e Bradasheshit.

Gjatë dëshmisë së tij, Erion Alibej tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar më herët përfshirjen e të vëllasë në masakrën e Bradasheshit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.

Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

“Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bej atë gabim mos e përmend më”, mësohet të jetë shprehur Dumani në sallë, ndërsa trupi gjykues vendosi ta nxjerrë përjashta.

Ndërkohë gjatë seancës, vëmendja u rikthye te vrasja e ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi në derën e shtëpisë. Petrit Qoli, i akuzuar për veprën penale "Vrasje me paramendim", si i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe i ka drejtuar disa pyetje 'ushtarit' tjetër të vrasësit me pagesë, Skerdi Tase.

Qoli e pyet Tasen nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.

“Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”, ka pyetur Qoli-Tasen.

Pyetjet e të akuzuarit Petrit Qoli ndaj bashkëpunëtorit tjetër të Nuredin Dumanit kanë mbetur pa përgjigje, sepse trupa e Gjykatës së Posaçme ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar Skerdi Tasen të japë përgjigje. 

Dumani dhe Alibej kanë rrëfyer të gjithë sagën kriminale të një dekade dhe veçanërisht atë të nisur pas "Masakrës së Bradasheshit" në Elbasan më 2018, kur u vranë vëllai i Alibejt, xhaxhai i tij dhe një mik turk i familjes. Motivet e armiqësive mes grupeve kriminale përveç hakmarrjes, kanë qenë edhe prishja e pazareve të drogës, rivaliteti në biznesin e paligjshëm dhe kontrolli i territorit.

Ora 12:53
Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Konflikt në seancë mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë! Alibej i përmend të vëllain, tensionohet Nuredin Dumani, nxirret jashtë nga salla

1758624568_nuredindumanierionalibej.jpg

Në sallën e gjyqit, të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin pas përgjigjes së dhënë nga ky i fundit.

Alibej është shprehur se Nuredin Dumani s’ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait të masakrën e Bradasheshit, dhe se pretendon se Dumani nuk ka qenë i sinqertë për shkak se bëhet fjalë për të vëllain.

Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

Nuredin Dumani: Ky është mashtrim zonja gjyqtare. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më. Kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.

Në këto kushte, Dumani është nxjerrë jashtë nga salla e gjyqit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?