Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u nxorrën në pritë përmes nëj mesazhi në vitin 2020 kur edhe u vranë, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, në makinën tip Golf.
Në dosjen që Report Tv e ka lexuar thuhet se përpara se të vriteshin viktimat ishin nisur nga banesa e tyre në Spitallë për në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e Besmir Haxhisë është fiksuar në sendilje te shoferit kurse kufoma e Viktor Haxhisë në sediljen e parë.
Në telefonin e Besmir Haxhisë është gjendur sms e një të panjohuri dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”.
Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, është konkluduar se ky numër ka qenë në përdorim nga Klevis Alla.
Alla është pyetur nga policia dhe ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
Lajmi kryesor:
SPAK goditi 8 grupe kriminale, Report Tv siguron DOSJEN 'Plumbi i Artë'! Akuzat, ngjarjet kriminale dhe dëshmitë! Emrat e 18 të arrestuarve dhe 14 në arrati! 500 mijë euro për një vrasje
K.T./ReportTv.al