Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.
Së bashku me të (i cilësuar si 'mbreti i kumarit' dhe i zhdukur mistershëm prej 8 gushtit 2022), siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.
Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.
Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.
Njoftimi i gjyqtarit Erjon Çela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.
Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare. /TCH/
Komente
