Tiranë- Shtyhet përsëri seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme.
Këtë herë shkak u bë Ermal Yzeiraj, avokati i ish-ministrit të arrestuar të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili kishte paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor.
Pas njoftimit, trupa e GJKKO-së mori vendimin që seanca e radhës të caktohej në datën 1 korrik.
Ish-ministri Beqja u arrestua për shpërdorimin e fondeve të SASPAC që jepeshin nga organizmat ndërkombëtare apo BE, ndërsa në dosje ka edhe 8 persona të pandehur të tjerë, si dhe 2 kompani. Ndaj ish-ministrit rëndojnë 6 akuza, teksa SPAK ka kryer edhe sekuestrime pasurish. Beqaj gjithashtu është i pandehur, por në gjendje të lirë, edhe për dosjen e Sterilizimit, ku po gjykohet mëvetësisht, pasi ka refuzuar gjykimin e shkurtuar.
Më 2 prill Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte përfunduar hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqja dhe 8 personave të tjerë të pandehur, të akuzur për abuzime me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian. SPAK e akuzon Beqajn për 6 akuza, pasi sipas prokurorisë bëri procedura të pavërteta të prokurimit për të përfituar në kohën kur ai drejtonte SASPAC. Të pandehura në proces janë edhe 2 kompani.
Komente
