Ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe momenti i arrestimit të tij

Kronikë

Dosja SKY ECC/ Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin Jurgis Çyrbja për heqjen e masës, shtyn me 3 muaj edhe afatet hetimore

27 Maj, 14:08| Përditesimi: 27 Maj, 14:15

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot (27 maj) kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Mashës, për heqjen e së sigurisë “arrest me burg”, e vendosur prej një viti me kërkesë të SPAK.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.

SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje. Organi hetues pret përgjigje për letër-porosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që po hetohen.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

Ish-deputeti i arrestuar i qarkut Durrës akuzohet nga SPAK se u ka shitur informacione grupit kriminal të Altin Hajrit dhe madje ka ndërhyrë për t’i favorizuar në disa episode. Lidhja e tij sipas dosjes hetimore, u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në platformën e koduar SKY ECC. I përfshirë në këtë fashikull akuzohet edhe Ahmet Masha, ndërsa hetimet dhe verifikimet vijojnë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?