ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, Suel Çela dhe godina e GJKKO

Kronikë

Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ GJKKO rrëzon sërish ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu lihet në qeli

28 Maj, 16:19| Përditesimi: 28 Maj, 17:20

  • Share

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënien e saj në paraburgim. Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK, “Plumbi i Artë 2”, për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ GJKKO rrëzon sërish ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, lihet në qeliSipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja edhe si “Komshija”, term apo nofkë që përdorej shpesh në komunikimet mes tyre.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?