Saimir Tahiri

Dosja 'Tahiri' mbërrin në Apel/ Pritet shorti për gjyqtarët që do gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm

19 Shkurt 2020, 17:06| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 17:43

  • Share

TIRANE- Pas 6 muajsh apeli i Gjykatës Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit regjistron procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Report Tv mëson se në apel ka ushtruar ankimim si ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësi ashtu edhe prokuroria e cila kërkoi dënimin e tij me burg.

Ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg me shërbim prove.

Pritet që këtë jave Apeli pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit te hidhet shorti për të caktuar edhe trupën që do shqyrtojë këtë proces.

Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?