Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Dosja te Arta Marku/ Izet Haxhia kallëzon Sali Berishën për 23 krime të rënda 

28 Nëntor 2018, 07:15| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 15:21

  • Share

Gjashtë muaj pas rikthimit me pranga në duar në Tiranë, Izet Haxhia kallëzon penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha në Prokurorinë e Përgjithshme, për 23 krime të rënda, të kryera sipas tij, gjatë pushtetit të parë 1992-1997. Kallëzimi penal vjen si finalizim i një sage akuzash tepër të rënda, që ish-truproja i Sali Berishës ka artikuluar në adresë të këtij të fundit, gjatë viteve 2016, 2017 dhe gjashtëmujorit të parë të 2018.

Kallëzimi që do të shkojë në zyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, bëhet në cilësinë e njeriut më të afërt të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997, për rrjedhojë edhe dëshmitar kyç i disa ngjarjeve, të cilat kanë shënjuar pluralizmin shqiptar. Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas 20 vitesh në arrati, ai u rikthye në Tiranë, ndërsa ndodhet në burgun 302 që në fillim të muajit maji të këtij viti.

“Ky kallëzim kryhet në këtë moment, jo për të lehtësuar pozitën time juridike në procesin gjyqësor penal që kam aktualisht, por përkundrazi këmbëngul jo thjesht në procedurë për këtë rast, por për detyrimin të dalë në dritë e vërteta mbi veprimtarinë e një personi, mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh. E ndjej obligim ndaj vendit dhe popullit tim të ushtroj këtë kallëzim penal kundër dhe për personin që e besova, e respektova deri në vetmohim dhe më në fund pësova edhe zhgënjimin më të madh të jetës. Jam në çastin e duhur të kryej këtë detyrë edhe nëse “zinxhirët” e procedurave nuk e pranojnë këtë kallëzim, përderisa vazhdoj të mbijetoj jam në kohë të them të vërtetën lidhur me krimet e atij që i vuri zjarrin Shqipërisë”, thuhet në padi. 

Akuzat 
Në padinë e siguruar nga Shqiptarja.com, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar për të bombarduar Ambasadën Amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte Berisha në fund të pushtetit të parë. Por, Izeti pretendon se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër. Ish-truproja i Berishës akuzon gjithashtu këtë të fundit në organin qëndron të akuzës për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Në padi Haxhia pretendon se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të armëve si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit. Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Zabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë. Haxhia thotë se Berisha ka paguar edhe 1,000,000 euro për ta eliminuar atë në mërgim. 

Gati të dëshmojë 
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia pohon se është i gatshëm që të dëshmojë, të japë detaje dhe fakte, për të gjitha akuzat e pretenduara prej tij kundër Berishës. “Për të gjitha këto sa më sipër kërkoj, dhe të tjera që në kohën dhe në vendin e duhur do të shtoj, jam gati të jap detaje, prova dhe fakte të pa kontestueshme, për t’u vënë përpara përgjegjësisë penale më në fund arkitekti i vendosjes së krimit,kaosit, anarkist, korrupsionit dhe shitësit të interesave kombëtare. Me besimin se nuk ka krim pa ndëshkim. Sali Berisha duhet të dalë para bankës së të akuzuarve. Kam bindjen se vetëm pas kësaj secili nga ne do të shikonte praktikisht se ligji është i barabartë për të gjithë. Në librin tim, Izet Haxhia përballë Sali Berishës, janë dokumentuar përgjithësisht fakte dhe prova në lidhje me pretendimet e mia, që përfshijnë objektin e këtij kallëzimi penal”, thotë Haxhia. 

23 akuzat e Izet Haxhisë kundër Berishës 

1) Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991

2) Vrasjet në shkollën e Bashkuar

3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.

6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.

8) Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

9) Hapja e depove të armatim-municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit.

Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyejve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.

10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.

12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS.

13) Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane.

14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vrasjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit, Shaban Memisë.

15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjekjet e tij, intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eliminimin e Azem Hajdarit.

18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për ndarje kombëtare.

19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.

20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush ?!.

21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerrjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.

23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vrasjes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një krim që kurrë se kam kryer. 

Kallëzimi i Izet Haxhisë për Sali Berisha dërguar Krye Prokuores Arta MARKU

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 29/11/2018 08:51

    Jane parashkruar vertet por ama gjykata te jep nje vendim si fajtor por pa vuajtur denimin, me kete leter plaku dhe familja e tij skane me gone te flasin, nese ndonje nga akuzat del e vertete

    Përgjigju
  • Highlanderi: 28/11/2018 23:32

    Berisha asht dhi ne brek

    Përgjigju
  • agron: 28/11/2018 20:35

    po morna paska ardhur edhe bushi me taku salen nga frika ?pirdhni se liroheni

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 28/11/2018 13:30

    O Santa Quranta mos u nxito sesalhe krimineli ka dashur ti vëri bomb legatës Amerikane . E Amerika nuk i haron kur kriminelët që jan kundër tyre . Nuk i lë pa shpaguar. Prandaj Shqiptarët kan fat e do ta shohin kryekriminelin që DOGJI SHQIPRIN NË VËNDIN QË I TAKON. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN.

    Përgjigju
  • Iliri: 28/11/2018 11:17

    Gjithcka do te perfundoje si flluske sapuni, nuk do te ndodhe asnje gje

    Përgjigju
  • Konjak: 28/11/2018 10:12

    Gjat levrimit te jetes ,c'do gje mund te ndodh.Sigurisht kerkohet pergjegjshmeri per ndarien e sharpit nga sheqeri.Per kete shkrim, nuk do te beja as nje koment,por e shikoj te domosdoshme tju citoj nje thenie te filozofise anonime:Te dua nuse te pjerdhesh por jo te kuturbosh dinjane.

    Përgjigju
  • Populli: 28/11/2018 10:04

    Po i vjen fundi monstres,ky goje hale qe nuk pushon dite e nate me "dixhitalin" e tij,ky shpirt zi katran duhet te vuaje prapa hekurave per sa i ka bere shqiptareve,ptu tu shofte rrace e fare e fis.

    Përgjigju
    • Sandri: 28/11/2018 11:01

      Karaduzi bajram currit sja leshon rrugen centaurit centaurrit dhe as perlinit per pa ra te ura e drinit

  • Like: 28/11/2018 08:59

    Faftkeqesia e kombit shqiptar,Ai eshte super vrases, hajdut , intrgant, delir i maddheshtise, Shkaterriesi i vendit dhe popullit shqiptar.Fubdi i tij do jete i shpejte.

    Përgjigju
  • leone: 28/11/2018 08:25

    Me ne fund po vjen ora e dhenies llogari para drejtesise te ketij kryebanditi qe i ka vene me te vertete flaken dhe e mban pezull shqiperine prej 30 vjetesh.Loja eshte duke filluar....

    Përgjigju
    • Nikolla Hanxhari: 30/11/2018 10:46

      Në të gjitha këto komente qënkan mbledhur të gjithë të majtët që,natyrisht,nuk e duan Berishën e janë me Haxhinë,bile ata do të ishin edhe me vetë djallin(që faktikisht janë),vetëm e vetëm të mposhtin legjendën Berisha.A do ja arrijnë?!Kurrë...

    • Santa Quaranta: 28/11/2018 11:21

      Loja ka perfunduar Leone!! Gjithçka eshte nje farse!! Te gjitha veprat penale te lartpermendura jane parashkruar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, keshtu qe juridikisht Berisha del i lare.....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?