Kronikë

Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me 4 vite burg Aurel Zarkën, ish-kryeprokurori i Vlorës përfiton nga gjykimi i shkurtuar

20 Maj, 10:33| Përditesimi: 20 Maj, 11:44

  • Share

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burgim. Gazetarja Keti Banushi raporton se ish kryeprokurorit i hiqet gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Zarka u shpall fajtor për akuzat “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas SPAK, kryeprokurori që u hetua në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Erjona Daupaj, ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe avokati Radovan Çela kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, kanë marrë ryshfet, por edhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë.

Sipas SPAK, Zarka me 3 të tjerët tjetrin kanë ndërhyrë në 8 dosje duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar rrethanat, mes të cilave edhe ajo e Suel Çelës.

Ata kanë ndërhyrë për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin Alfred Vladin, kushëririn e tij Elvis Vladi dhe biznesmenin Alban Mollaymeri, në lidhje me  3.4 milionë eurot që u bllokuan në Portin e Durrësit, në qershor 2018, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.


Njoftimi i gjykatës:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur  pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 26, datë 07.02.2024, në ngarkim të të pandehurit Aurel Zarka, i akuzuar për kryerjen e veprave  penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione  publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) e 25 të Kodit Penal (sipas  përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319/ç të Kodit Penal, etj…”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim  të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 36, datë 20.05.2025 vendosi: 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve  të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj  dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal që i përket zëvendësimit të masave të sigurimit për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.alqë i përket dërgimit në gjyq të çështjes penale për shtetasit A.V etj.) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Zarka, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,e parashikuar nga neni 245/1 parag. 2 (sipas përmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal (në lidhje me faktin penal që i përket mosfillimit të procedimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.

6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, Gjykata vendos që të dënojë të pandehurin Aurel Zarka me një dënim të vetëm me 4 (katër) vite burgim.

7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të  dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aurel Zarka me 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj burgim. 

8. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Aurel Zarka për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

9. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aurel Zarka fillon nga dita e arrestimit të tij  dt. 29.07.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

10. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen 25464 lekë (1/4 e 101.858 lekë) si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/05/2025 01:35

    Po licensa?? Me tere keto akuza licensa i duhet hequr pergjithemone!

    Përgjigju
  • Vlore: 20/05/2025 11:02

    Ky donte 10-15 vjet me ato qe ka bere ne Vlore o Drejtesia e Re ju i pranoni dhe gjykim te shkurtuar

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 20/05/2025 13:39

      O duman si nuk reagove nje here per keqberesit per keto palo vendime qe japin , E çfar kontrolli kryen ti si drejtues i skapit ? Po Erjonin per sé e mban brenda kur nuk keni ngritur nje akuze por e rrase se te shkeli saliun ? Turp per drejtesin e re , mos e zere ne goje me besimin e popullit se me lojen e dyfishte qe ben populli nuk ka me besim te ju ..Se je me te vertet me integritet bej dor heqie , eshte ne nderin tuaj .

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?