Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, e dorëhequr nga dosja 'Toyota Yaris'

Kronikë

Dosja 'Toyota Yaris', gjyqtarja Irena Gjoka dorëhiqet nga çështja, shkak konflikti i interesit! Ka gjykuar më parë në GJKKO pasurinë e Suel Çelës

30 Janar, 12:17| Përditesimi: 30 Janar, 12:30

  • Share

Tiranë- Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, ka bërë kërkesë për dorëheqje nga dosja penale, në seancën paraprake të të pandehurve Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës dhe të tjerëve, në dosjen “Toyota Yaris”, për kontrabandën e 3,4 mln eurove cash.

Kjo kërkesë për dorëheqje i është pranuar nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Sipas shortit elektronik të datës 21 Janar 2025, kjo dosje i ka rënë për vijim gjyqtarit Erjon Çela. SPAK e çoi dosjen për proces në datën 4 Janar të kërij viti.

Gjoka ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës dhe që rezulton se kjo çështje është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve. Për shkak të konfliktit të interesit Gjoka sipas procedurës ka dorëzuar dorëheqjen.

Po ashtu, në komunikimet në aplikacionin Sky Ecc, të dyshuarit ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të ndikonin sistemin e drejtësisë, për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës. Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.

Emri i Çelës doli nga hetimet e thelluara të SPAK mbi çështjen, dëshifrimi i mesazheve në platformat e koduara dhe iu bashkangjit dosjes “Toyota Yaris”. SPAK mësohet se ka zbuluar të paktën 6 çështje të tjera për këtë proces dhe numri i të pandehurve është zgjeruar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?