Radovan Çela, SPAK

Kronikë

Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

13 Maj, 11:41| Përditesimi: 13 Maj, 11:53

  • Share

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite. Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.

Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.

Dosja 'Toyota Yaris' lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Çela akuzohet se ka ofruar ryshfet për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”, që kur kjo dosje ka qenë te ish Prokuroria e Krimeve të Rënda e më pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

Radoivan Çela akuzohet se sëbashku me ish-kryeprokurorin e arrestuar të Vlorës Aurela Zarka ka ndërhyrë në çështjen e Suel Çelës, që ai mbronte, për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?