Në dosjen “Ura”, përfshihen gjithashtu transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky Ecc mes ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe Ekil Nderjakut, lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në një bisedë që mban datën 29.12.2020, ish-efektivi i RENEA-s flet për një anije për të bërë transportimin e lëndës narkotike nga Spanja për një të njohur që kishte në Ekuador.
Altin Morina: Me shkrujti një shok që kam në Ekuador...që ishte hipje dhe dalje andej...në Spanjë...e ta hedhin ë det...por i duhet një marinar.
Ekil Nderjaku: Marinar ku atje ne Ekuador..
Altin Morina: Në Spanjë...
Nderjaku: Shok folim nga afër...
Në një tjetër rrethanë, në datën 08.02.2021, Morina i thotë Nderjakur për të gjetur një kontakt për të marrë kokainë nga Holanda sepse “ortaku” i tij kishte kërkuar 20 pako.
Morina: Në Holandë kemi naj shok...që ka te bardhe...se do ortaku im 20 buk.
Nderjaku: Me tbardh...
Morina: Të bardhë...
Nderjaku: Se di sjam ngatërru mo...se di shok...po do pyes.
Pjesë nga dosja
Lajmi kryesor:
DOSJA/ 'A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?', përgjimet në SkyECC! Nderjaku i kërkoi Morinës të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin
Xh.D/ReportTv.al