Kronikë
Politikë

Dosja “Veliaj”/ SPAK bën të penduar financieren e Ajola Xoxës! Adela Kondakçiu, bashkëpunëtore pasi u mor në hetim

24 Korrik, 15:03| Përditesimi: 24 Korrik, 16:53

  • Share

Një e penduar, si bashkëpunëtore e drejtësisë, është në dosjen e SPAK për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Adela Kondakçiu, financiere në kompaninë e Ajola Xoxës, më 25 prill 2025 u bë e penduara e Prokurorisë së Posaçme, 2 muaj e gjysmë pasi SPAK kishte arrestuar Erion Veliajn dhe kishte kërkuar masa sigurie për 7 të tjerë.

Adela Kondakçiu ka punuar për një kohë të gjatë, që prej vitit 2018, si financiere e Ajola Xoxës dhe nga fundi ishte hequr nga puna pasi kishte shprehur pakënaqësi për pagesat.

Për herë të parë u mor në pyetje nga SPAK në më 10 dhjetor të 2024-ës, 4 ditë pasi i ishte bërë kontroll personal më 6 dhjetor, kontroll zyre si dhe i ishte sekuestruar celulari.

Që me marrjen në pyetje më 10 dhjetor, Adela Kondakçiu pretendoi se i ishte bërë presion nga tashmë ish-shefja e saj Ajola Xoxa dhe avokatë. Por para se ta merrte si të penduar, SPAK më herët e regjistroi si person në hetim Kondakçiun më 3 prill, e mori në pyetje për disa orë më 9 prill, dhe vetëm 16 ditë më vonë e bëri bashkëpunëtore të drejtësisë.

Mbetet për t’u nënvizuar se këtë fakt të hetuarit e tjerë, mes tyre edhe Erion Veliaj e Ajola Xoxa, e kanë mësuar vetëm në momentin kur janë marrë të pandehur. Deri në këto momente Report Tv nuk ka mundur të vërtetojë nëse znj. Kondakçiu është marrë edhe ajo e pandehur, për t’u trajtuar e favorizuar, apo është amnistuar totalisht nga SPAK.

Duke filluar nga e hënë e kaluar Prokuroria e Posaçme nisi komunikimin e akuzave zyrtare për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, duke njoftuar edhe përfundimin e hetimeve, për të lënë kohë deri më 24 shtator, si datë fundore për të dërguar çështjen në gjykim.

Kryebashkiakut Veliaj iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe futje e sendeve në burg. Gjithsej të pandehur për këtë dosje janë 30 të pandehur, 14 persona dhe 16 kompani, mes të cilëve bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa, 7 biznesmenë, deputetja Klotilda Bushka, një polic i burgjeve etj.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/07/2025 02:43

    Nuk besoj te vleje shume statusi i /te penduarit/,apo bashkepunetorit te drejtesise ne kete rast.Avokatet e Velise do t'a paraqesin si /hakmarrje personale/ meqe Kondakciu ishte pushuar nga puna per pakenaqesi ne lidhje me rrogen.I takon SPAK-ut qe te vertetoje qe akuzat qendrojne,pavaresisht /hakmarrjes personale/ qe do t'a quajne avokatet.Ne rastin konkret perse eshte intimiduar? Cfare i eshte bere presion qe te mos tregoje?

    Përgjigju
    • shoku irisit: 25/07/2025 10:38

      Hakmarrja personale bie posht ne rastin kur bashkpuntori percjell prova konkrete, dokumentacione, fakte. Pjesa intimidimit eshte plus per prokurorine per te hedhur poshte hakmarrjen personale, nqs vertetohet :) P.S: Prejini dhe Ajoles bileten ke qelia se boll nejti rrugve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?