Ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik në prill të vitit 2018, ku u vra shtetasi Agim Buci, e hetuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan në nga shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, të arrestuar me herët Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.
Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin te paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për ketë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme e Albertit, dhe vetëm tani ka mundur te dëshmojë pasi Albert Zaja është arrestuar për një ngjarje tjetër.
“Prej kohës që ka ndodhur ngjarja kam qen i kërcënuar nga Bert Zaja me vendbanim në Krujë, ç’është e vërteta kjo nuk është një vjedhje, por është një vrasje me pagesë, kundrejt shumës tridhjetë mijë euro, një mirë euro i kam marrë kur ka ndodhur ngjarja dhe gjatë kohës që kam shkuar për t’u dorëzuar në polici.
Kam dërguar letra me zarf, nuk ka qenë një grabitje, por një vrasje e porositur nga Bert Zaja. Bert Zaja është personi që na ka dhënë porosinë, ka qenë me ne edhe në makinë kur ka ndodhur ngjarja dhe na ka pritur edhe tek makina, unë kam hyrë brenda së bashku me Ruzhdiun, gjatë kohës që kemi pritur se ka hyrë Agimi në Super Market, kemi pritur nga avllia e shtëpisë. Unë jam bërë shumë pishman për këtë ngjarje. Kemi dhe dëshmi kontradiktore gjatë gjithë kohës, pasi kam qenë i kërcënuar nga Berti, pasi është person që njihet si problematik”, ka thënë i penduari.