Suel Çela dhe Ardian Çapja
Nga dosja e SPAK është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan më 8 qershor të vitit 2020. Urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela.
Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit të zhvilluar dy ditë më parë.
Ka qenë bisedat e zbardhura në aplikacionin e botës së krimit Sky Ecc që kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan.
Marjus Lulaj alias Suel Çela komunikon me një përdorues të paidentifikuar në Sky Ecc: “Kot pyta..po le Resheni…,e intereson gjë ta dish…është malazes…ai që ka gjujt…po…ai rrok deri në 1 mij metër…atë e ka pas karramele….po njifen….hahahaha…kismet….ka arrdh 5 her ky…smë ka hec….po një her do më heci…”.
Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj alias Suel Çela kishte informacione në lidhje me autorin e vrasjes së shtetasit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në datën 07.01.2020. Vrasja e tij është kryer nga distanca me snajper.
Marjus Lulaj shprehet se autori i kësaj ngjarje është një malazez i cili sipas tij është i aftë të realizojë qitje të saktë në distancë deri 1 mijë metra. Personi që dyshohet se kreu vrasjen e Reçit është Prekë Kodra, i cili është edhe snajperisti që qëlloi Çapjan.
Nga biseda dyshohet se Çela ka kontraktuar me të për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur.
Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb poshtë supit në Krastë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni. Ai arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.
Personat e përfshirë në atentatin ndaj tij janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi; vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes; Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren; Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
S.B/ReportTv.al