Dosja K/ Rrëfimi i Dolores Kraja për torturat e të atit gjatë tre dënimeve në burgjet e komunizmit: Ishte ëndërrimtar i madh i lirisë

26 Dhjetor 2023, 21:01| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 21:10

  • Share

“Dosja K” në Report Tv sjell rrëfimin e Dolores Kraja për torturat që i ati kaloi në burgje gjatë tre dënimeve të tij. Ajo zbulon dorëshkrimet e tij, ku ai ka rrëfyer arratisjen me varkë në gusht 1951, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, kthimin e tij në atdhe si desant, arrestimin dhe pastaj vuajtjet në kampet burgje si këneta e Vlashukut, në kamp burgun e Shtyllasit e më pas në kampin famëkeq të kënetës së Tërbufit..

Dolores thotë se babai i saj ishte një ëndërrimtar i madh i lirisë, por që në jetë njohu vetëm burgje e përndjekje.

Ajo thotë se mban mbi shpinë përmes emrit të saj, që ja ka vendosur i ati, gjithë dhimbjen e jetës së tij. Kur ajo erdhi në jetë, ai sapo e kishte mbyllur kapitullin e parë të burgjeve dhe emri që i erdhi ndërmend ishte pikërisht dhimbje. Babai i saj Ernesto ka njohur tre dënime gjatë diktaturës, një dënim para se Doloresi të lindte dhe dy dënime të tjera pasi ajo u bë 9 vjeç.

Ernesto ka lënë në shtëpinë e tij e tij një varg kujtimesh për gjithë çfarë ka kaluar në burgjet e komunizmit dhe Dolores i pasuron ato kujtime me përjetimet e saj. Në "Dosja k" ajo tregon vuajtjet e babait dhe këndvështrimin e saj, për çdo stacion të jetës së tij e të familjes së tyre.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 27/12/2023 07:32

    Ti moj zonj te rrosh e ta kujtosh tet ate Por yt ate u vu ne sherbim te te huajve dhe hyri si terrorist ne vendin e tij Ai erdhi i armatosur per luft per llogari te tjereve Sot desant quhen terrotistet e Isis hezbolla dhe keta qe vrasin te pafajshem me bombardime Nga keta desant endrrimtar jan vrar me qindra ushtar polica e oficera si dhe popull i pafajshem Prandaj denohe tet at per keta akte terroriste Dhe pastaj nis dhe shkruaj per ta shfajqesuar tet ate dhe te gjith ata qe vran njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • Kasem desanti: 27/12/2023 06:50

    Po' ATA serbet qe u futen ne veri te kosoves a ishin desante?Po' heronjte e ISIS "a nuk enderrojne per Lirine?ATA te Hamas-it i t'ha ky me siper.E Pra ,po' i pergatiti CiA,UDB,Asfalia,IS,Jane enderrimtare te Lirise.Vetem ATA qe prishen enderrat e tyre,sigurimit i Shtetit Jane kriminele.Lavdi "herojve" te UDB

    Përgjigju
  • Scutari: 26/12/2023 21:30

    Desant- për analogji janë ata që kaluan kufirin e Izraelit dhe vranë civilët e paarmatosur nëpër krevatet e tyre....

    Përgjigju
    • Tiny: 27/12/2023 03:52

      Jane dhe ata qe donin ta shpetonin ate vend

    • Samuel: 27/12/2023 03:04

      Per saktesi, me origjine nga gjuha frenge, ne kete rast desant i referohet praktikes se parashutimit te grupeve taktike (armatosur) diversive ne Shqiperi ne vitet 48-53. Kohe kur CIA dhe MI6 eksperimentuan pa sukses ne Shqiperi projektin pilot te permbysjes se qeverisjes komuniste permes diversionit. Ndersa sot, i referohet serish nje projekti pilot te modelimit te opozitave ose maxhorancave ne Ballkan permes strukturave hibride te desanteve politik te korruptuar dhe kriminal. Si psh po shohim me operacionin "Basha, Saliu, PD e hengri ariu"... ose "O Rame o Skenderbe miliard dollarin e ke per kafe".

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?