Foto ilustruese

Dosje korrupsioni e denjë për rekordin Guinness, SPAK dënon korçarin se i dha ryshfet policit! Gjykata: 500 lekët t'i kalojnë shtetit

26 Nëntor 2020, 15:43| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 19:53

  • Share

Një aferë korruptive me 500 lekë të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari me iniciale E.N., ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik. Dosja e korrupsionit që po flasim, është e denjë për të futur SPAK në rekordin “Guinness”, pasi kjo prokurori ka hetuar dhe marrë të pandehur, E.N. nga Korça, për akuzën e “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

I riu është arrestua në qytetin e Korçës, pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është inicuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë. Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: "…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…”. Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit. Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

Ky dënim i E.N. vjen pas një tjetër 'sukses' i SPAK-ut. Dy ditë më parë një tjetër dosje penale e  Prokurorisë së Posaçme SPAK, përfundoi me dënimin e Rigels Ymerit.

Ai u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppsh: 27/11/2020 11:01

    Mos u merakosni njerez kjo eshte thjeshte propagande per te demtuar spak Politikanet do hetohen vetem nga BKH qe nuk eshte krijuar akoma dhe do gjykohen nga gjykata e posacme qe akoma nuk eshte krijuar

    Përgjigju
  • Iris: 27/11/2020 02:10

    /SHQIPTARJA/duhet te rinxjerre dhe nje here te drejtat dhe detyrat dhe ligjet me dhe mbi te cilat u formulua dhe iu lidhen duart SPAKUT nga ana e kuvendit.Keshtu qe shqipot te mos zemerohen me SPAKUN,por me SHKAKTARET e vertete qe shkaktuan kete maskarade te tmerreshme per te shpetuar veten,po t'ju vinte rradha ,ose po te binin ne rrjeten e SPAKUT.

    Përgjigju
  • Niku: 26/11/2020 21:23

    SPAK eshte krijuar per te hetuar korrupsionin nga 10 mije leke te vjetra e posht,,nga 10 e larte do formohet struktura tjeter SmutPAK.

    Përgjigju
  • Napoli: 26/11/2020 20:15

    Cfar turpi, po si ka mundesi te lejohet kjo gje, kjo tallje. TURP KAQ MUND TE THEM se ckam gje n dore per ma shume

    Përgjigju
  • JospakpoSKAP: 26/11/2020 19:48

    Kjo na qenkish drejtësia e re!!! Ai 500 lekeshi qe shkoi ne buxhetin e shtetit as nuk paguan 1 minute pune te pagave milionere qe marrin keta te SKAPIt.

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/11/2020 19:45

    Jane shume paradoksale denimi i çeshtjes ne fjale me luften politike qe u be keto vite per ngritjen e SPAK... po te ishte ngritur SPAK thjeshte per gjoba 10 mije lekeshe atehere ckuptim kishte gjithe keto vetingje me shkarkime dhe akuza politike kunder nj-tj se kush eshte me Pro reformes ne drejtesi... Shpresoj te mos jete shperlarje truri e rradhes per kete popull me te vuajturin ne Europe.

    Përgjigju
  • alfons: 26/11/2020 19:05

    mos ma ngacmoni spakun e aides or taj se ju heqi zvarr prej zhelesh

    Përgjigju
  • Viktime e korrupsionit: 26/11/2020 18:58

    KJO ESHTE TALLJE ME POPULLIN TAKSAPAGUES QE MBAJNE ME RROGE MERHUMAT E ED RAMES ESHTE E TURPESHME QE SPAK MERRET ME 500 leke ose 4 euro KJO ESHTE KULMI NE SPAK KA DENANCIMET ME DHJETRA MIJE EURO PER PROKURORE TE KORRUPTUAR DHE MERHUMATE SPAKUT HESHTIN OSE PRESIN RADHEN OSE PRESIN URDHERIN E SULLTANIT

    Përgjigju
  • liku: 26/11/2020 18:32

    Shkolla plepave vazhdon

    Përgjigju
  • Peti pre verteti: 26/11/2020 18:08

    Hahahahaha...po ky lumadhi pranaj e denuan,pikërisht se pagoj 5000 mije lek te vjetra..hahahaha...ku vete ky me 500 leke te reja hahaha...na rrofsh sqetullën SPAK...i TAKU NGJELES..HAHAHAHA

    Përgjigju
  • Ladi: 26/11/2020 17:55

    Prisni se nuk keni pare gje akoma , kur te filloje pune BKH e Aides , Lindites e ca hajduteve te pulave te tjere qe kane " fituar" konkursin do shikoni cudira .I vetmi vend ne Europe qe ngriti BKH sipas modelit te Sorosit eshte Hungaria, edhe atje ishte deshtim total.U zgjodhen ca tipa me rroga mijera euroshe qe nuk benin asnje pune po vinin verdalle me Q7 te shtetit e ca kostume te zinj dhe qe i " vidhnin" ndonje pune me rendesi policise ne konferenca shtypi.Sorosin e qerruan ata po ajo Byroja ju ngeli hahahaaha .Hajt te fala atyre q e kane 2 vjet na cane trapin me SPAK e BKH .

    Përgjigju
  • Jim: 26/11/2020 17:47

    Shkarkojeni ate qe kini vu nr krye te atij institucioni se late nam!

    Përgjigju
  • vjosa: 26/11/2020 17:38

    Turp,turp,,,,spaku te nmerret me qeveritaret dhe deputetet,,,,qe kane vjedhur miliona...

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 26/11/2020 17:21

    Ka dale ASPAKte sheshi duke lypur lemoshe:-500 lekeper shtetin se po ngordh per buke

    Përgjigju
  • vlora: 26/11/2020 17:06

    Parlamenti duhet te mblidhet dhe te pakten tu uli pagen ,tua coj ne nivelin e pagave te nenpunesve.Eshte turp qe te paguhen me roga milionshe e te meren me korupsion 500 lekesh .po i late keshtu do vazhdojne keta se jane te pacipe

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/11/2020 17:02

    Fendë e rëndë e drejtesise re.....

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/11/2020 16:12

    Hahahaha hajde ... hajde, po nuk ju erdhi turp o plehra kur e dhat pretencën... O Shqipëtar o i mjeri Shqipëtar merrni trasten e ikni nqs doni të shikoni dy ditë të bardha për fëmijët tuaj, se për ne të rriturit është mallkim lënia e njerëzve të dashur.

    Përgjigju
  • Qytetar: 26/11/2020 16:12

    Duhet ndryshuar ligji nuk duhet te meren me keto gjera qesharake... SPAK dhegjykata antikorrupsion te merren me korrupsionin e vertet, Leket e zyrtareve qe behen milionere sapo behen drejtore, pallatet dhe vilat qe ndertohen dhe burimi i financimit nuk kontrollohet ( as taksa e bashkise ), ... ndiq parane dhe te con rruga , kjo dihet ,.. por SPAK po zhgenjen shqiptaret

    Përgjigju
    • Andoni: 26/11/2020 16:25

      Bravo!

  • redi: 26/11/2020 16:12

    A pruri vetingu drejtesine qe kerkojne shqiptaret ?Rasti qe permendet me lart tregon se kemi nje zhgenjim total kur dihet qe SPAKU do hetoje doshet e korrupsionit shteterir 30 vjecar !

    Përgjigju
  • Lexuesi: 26/11/2020 16:11

    Po mire ne mezi po presim të gjykohen njerëzit me kollare këta tallin trapin duke dënuar krahthyerit.. Apo nuk merren me shuma më të mëdha se 10 mijë lekë të vjetra, ma shpjegon ndonjëri se u çudita...

    Përgjigju
  • : 26/11/2020 16:06

    Po arben ahmwtaj po eama po gjiknuri po arben kraja po...... ky vend nuk behet

    Përgjigju
  • aaaa: 26/11/2020 16:05

    Bir Selmani nenes......... Keta te SPAK ose jane idiote ose e bejne qellimisht.Korrupsioni eshte sheshit keta meren me 500 leksha. Bravo Spalesh ....e pasuruat arken e shtetit me 500 leke.

    Përgjigju
  • Free: 26/11/2020 15:56

    Me 500 leksha do e ndihmoni shtetin? Se kur ju bien ne duar kta te medhejte gjykata i fut ne xhep shifrat me 6 zero. Kto 500 lekshat tia kaloni policit qe reporton rastin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?