Report Tv sjell detaje të reja nga kallëzimet penale të referuara në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, mbi bazën e të cilave prokurorët e SPAK kanë regjistruar tre procedime penale për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj.
Në një nga dosjet e referuara në SPAK, sillen në vëmendje të prokurorëve 30 afera dhe skandale, për të cilat është akuzuar si i përfshirë Ilir Meta në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë.
Mes skandaleve, sillet në vemendje edhe vjedhja e floririt të Kërrabës. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur. “Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, thoshte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000. Që kur skandali u denoncuar për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Nga ana e tij, Meta ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabiten e thesarit të shtetit.
Në dosjet e referuara në SPAK përmender edhe çështja e Almir Rrapos, i cili ishte një nga njerëzit me të besuar të Ilir Metës, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm, pas nisjes së bashkëqeverisjes me Sali Berishën, në shtator të vitit 2009.
Rrapo shërbente edhe si sekretar personal i Ilir Metës. Në duart e tij kalonin të gjitha shkresat, pritjet, përcjelljet, organizimi i takimeve etj. Rrapos ishte pjesë e klanit mafioz “Krasniqi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klani akuzohej për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë etj. Rrapo kërkohej në SHBA për krimet të rënda, ndërkohë që shërbente në zyrën e Metës. Historia e Rrapos dihet.
Ai u arrestua në korrik të vitit 2010, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u ekstradua me urgjencë në SHBA, ku u dënuar me 6 vjet burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi të gjitha krimet. Meta ka deklaruar se nuk dinte gjë për të shkuarën e Rrapos, të cilit i kishte besua detyrën e sekretarit.
Edhe pse Gjykata e Lartë mbylli dosjen dhe shpalli Metën të pafajshëm, në vëmendje të SPAK sillen edhe pazaret e Ilir Metës me pronat dhe pasuritë publike në zyrën e ish ministrit Dritan Prifti. Meta i shpëtoi ndëshkimit pas një manovre që shpalli videon në zyrën e Priftit të pavlefshme dhe pas një mesazhi që Sali Berisha u dha gjyqtarëve një ditë para vendimit.
Mes të tjerave thuhet se Meta është implikuar në abuzimin me 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaji ndihma nga jashtë, në abuzimin e qindra milionë euro me donacione dhe tendera, në privatizimin e Telekom, aferën CEZ-DIA me protagonist Kastriot Ismailajn, sot në burg, të cilin Meta ua rekomandoi çekëve dhe që i kërkonte para pas zbatimit të skemës së vjedhjes.
Te gjitha pislliqet qe kan bo keto jan te lidhura me njona tjetren, mjafton te hapi thesin i pari edhe i mer te gjithe me vete. Shpresojm sa me shpejt ti shofim me pranga ne duar mbrapa hekurave te qelise.
PërgjigjuVetem fjale! Nuk kemi asnje shprese qe ky njeri i piset dhe i peshtire do ndeshkohet.
PërgjigjuLere lere, se u bete bajat. Iliri keto e Saliu ato. Po ky Edi spaska gje? Apo copa e bukes sju le te flisni?
PërgjigjuEndri perse shqetesohesh para gjithe ketyre fakteve?Apo je dhe ti hajdut e pjesmarres ne keto vjedhje ?
Dmth tek dosja per te ndjerin Prifti do kete edhe prova mbi rekrutimin e tij nga Tom Doshi, aseti dhe ne ate kohe fimancuesi i kryedallkaukut Rama, ne menyre per te siguruar te dhena "kompromentuese" dhe me nje gur te godisnin dy skifteret Berisha dhe Rama. Bravo bravo asaj mendjes se zgjuar qe ka cuar kallzimet ne SPAK. Ishalla nuk shkon felle SPAK dhe heton edhe operacionin "200" gangsteret e malsise se Shkodres si pararoje e filmit me metrazh te shkirter te stilit sigurim "21 Janari". Dhe qe per fat te keq, ne bashkepunim me idiotin Berisha, pasoi ne kater te vrare.
PërgjigjuE like floriri ne burg e ke vendin.. Do ti dale profecia Penicilines.(berishes) . Mbas hekurave do perfundosh
PërgjigjuE hongre o öike floriri prandaj je bër kaq agresiv o Ilir Metaj e vërtetaj. Po mos u mërzit burgu për burra është o Ilir i gjithi këllir. Zoti vonon por kur nuk haron.
Përgjigju