Mali i dosjeve në gjykata vjen për shkak të vakancës së krijuar nga procesi i vettingut dhe harta e re gjyqësore. Kështu u shpreh avokati Ledio Braho në emisionin Përballje në Report Tv, drejtuar nga gazetarja Besmira Pelushaj.
Ndërsa pedagogu Ervin Goci tha se reforma e miratur me konsensus nga palët “shpartalloi” drejtësinë dhe sot askush nuk mban përgjegjësi.
Në emision erdhi edhe dëshmia e një pensionisteje nga Tirana e cila prej më shumë se 5 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pensioni dhe ende procesi nuk ka nisur ne gjykatën e Apelit.
Një raport i fundit ngre sërish shqetësimin per numrin e lartë të dosjeve që janë plururosur në gjykata dhe që spas avokatit Braho arrijnë në 3 mijë të tillë.
Zgjidhja sipas Brahos dhe Gocit do të ishte amendimi i ligjit me konsensus për të plotësuar boshllëqet e krijuara që i zvarrisin proceset në vite duke tejkaluar afatet e arsyeshme te përcaktuara nga ligji.