Ministri i Brendshëm Taulant Balla kreu një vizitë ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur edhe me ngjarjet e vjetra kriminale në vend.
Pyetja lidhur me hapjen e dosjeve të vjetra të ngjarjeve kriminale:
Balla: Ngjarjet e vjetra kriminale janë gjithmonë një nga detyrat kryesore të secilës prej drejtorive vendore që në bashkëpunim me prokuroritë duhet të garantojnë jo vetëm punën sa i përket hetimit dhe zbardhjes së ngjarjeve por mos harroni se ngjarjet e vjetra kriminale janë burim i ngjarjeve të reja. Pra për të parandaluar ngjarjet e reja kriminale duhet të shkojmë në fund të ngjarjeve të vjetra. Në Korçë kemi ngjarje të vjetra kriminale që mund të jenë burim i ngjarjeve të reja por detyra jonë është të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë.
Lajmi kryesor:
Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen
G.K//ReportTv.al