Edlira Shehu, ish-sekretarja e Gjykatës Administrative Vlorë

Dosjet gjyqësore të dy ministrive që u grisën në Vlorë nga sekretarja e gjykatës

9 Janar 2020, 10:13| Përditesimi: 9 Janar 2020, 10:18

  • Share

Edlira Shehu, ish-sekretarja e Gjykatës Administrative në Vlorë ka asgjësuar një sërë dosjesh civile, ndërsa shumë prej tyre ka mundur ti grisë, duke sjellë probleme të rënda për sa i përket zhdukjen e fashikujve gjyqësore. Prej katër vite me radhë, Edlira Shehu, e arrestuar në Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Asgjësimit të fashikujve gjyqësor”, ka punuar si sekretare gjyqësore pranë gjyqtares Gentiana Xhelili. Dhjetëra vendime të kësaj gjykatëse janë manipuluar pa dijeninë e saj, duke ndryshuar destinacionin real, se kujt i përkiste fitorja e palëve të përfshira në procesin gjyqësor.

“Shqiptarja.com” mëson nga burime pranë policisë së Vlorës se në 31 tetor 2019 Edlira Shehu, ka dhënë dorëheqjen nga puna, me argumentin “…arsye personale…”. Pas përfundimit të marrëdhënies së saj, të punësimit Edlira Shehu, nuk ka kryer dorëzimet e dosjeve gjyqësore në kryesekretari. Pavarësisht, komunikimeve të vazhdueshme nëpërmjet Kancelares, së gjykatës dhe të arrestuarës Edlira Shehu, kjo e fundit nuk është paraqitur për të kryer dorëzimin e dosjeve gjyqësore. Gjithashtu, ka rezultuar se Edlira Shehu nuk ka dorëzuar në sekretarinë e gjykatës edhe dosjen gjyqësore me palë paditëse, shoqëria “Kle***” dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Tiranë. Ku objekti i padisë së kësaj dosje ishte:”…pavlefshmëri akti administrative…”.

 Rezulton se edhe pas inventarizimit të dosjeve gjyqësore të ndodhura në ish-zyrën e, Edlira Shehu, inventarizim i kryer në datën 11 nëntor 2019, nuk është gjetur dosja gjyqësore e datës 28 tetor 2018. Gjatë veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se, Edlira Shehu, ka kryer ndërhyrje të paligjshme edhe në dosje të tjera gjyqësore duke ndryshuar disponimet e gjykatës dhe falsifikuar nënshkrimin e kryetarit të trupit gjykues, kundrejt shpërblimeve financiare nga palët pjesëmarrëse ne proces gjyqësor. Nga hetimet e kryera, prokuroria e Vlorës ka konstatuar se: “…këto ndërhyrje falsifikuese janë kryer në dosjen gjyqësore të datës 14 nëntor 2018,në dosjen me palë paditëse,F.Idrizi, dhe i paditur Ministria e Financave, si edhe në dosje të tjera gjyqësore qe administroheshin nga e arrestuara Edlira Shehu.

Këto fakte, thotë prokuroria e Vlorës, pranohen dhe nga dëshmia e gjyqtares Gentiana Xhelili ashtu edhe nga pohimi i të arrestuarës Edlira Shehu. Nisur nga kjo situatë,prokuroria e Vlorës në bashkëpunim edhe me policinë, ka arrestuar menjëherë në datën 12 dhjetor 2019 Edlira Shehun, ndaj të cilës gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka caktuar masën e “arrestit në burg”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?