Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Sali Berisha

Opinion

Dosjet janë, emrat po dalin, cilët shqiptarë do të shkojnë në 'gjyq' përballë Joe Biden

10 Qershor 2021, 12:34| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 12:36

  • Share

Urdhri ekzekutiv për bllokimin e pasurisë dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara (non grata), të personave të caktuar, që kontribuojnë për një situatë destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, i publikuar në fletoren zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, me firmën dhe me vulën e presidentit Joe Biden, ka nisur të përkthehet sipas “dialektit” të preferuar në Shqipëri.

Gjithçka është e shkruar qartë dhe përmban 10 akte me nën-ndarje, që mbeten për t’u zbatuar.

A ishte Urdhi i qartë dhe i prerë?

Kush e njeh fuqinë e SHBA-së, e kupton po aq lehtësisht që urdhri mbetet thjesht për t’u zbatuar, pa hasur në asnjë pengesë. Ndryshimi me të njëjtin urdhër të dy dekadave më parë lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, është se tani në Hagë mund të përfundojnë nën akuzë për korrupsion, pengim të drejtësisë edhe destabilizimin e rajonit, çka shihet si kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, jo vetëm politikanët nga ish-Jugosllavia (ku bën pjesë edhe Kosova), por edhe  nga Shqipëria.

Cilët rrezikojnë nga ky urdhër?

Bëhet fjalë për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Për katër prej tyre DASH ka publikuar emrat, duke i shpallur familjarisht “non grata”. Vetëm njëri prej tyre është dënuar nga drejtësia shqiptare, shkalla e parë, ndaj të cilit është urdhëruar edhe sekuestro e pasurisë.

Sipas urdhrit të fundit të Biden, nëse nuk vepron drejtësia në vendin ku ka ndodhur krimi apo shkelja, autoritetet amerikane autorizohen në konfiskimin e menjëhershëm të pasurisë së atyre që do të vihen nën akuzë prej DASH.

Pse tani, futet edhe Shqipëria?

SHBA-ve iu kushtoi mbi 30 miliard dollarë lufta, për pavarësinë e Kosovës. Pas saj projekti më i madh financiar amerikan në Ballkan është ai i Reformës në Drejtësi, i aplikuar në vendin tonë, projekt që besohet se kap vlerën e mbi 400 milion dollarëve.

Dihet fati i atyre që dolën kundër projektit të parë, ose u përpoqën t’a sabotonin, ose e harruan atë, ndërsa pritet të mësohet fati i atyre që janë rreshtuar kundër Reformës në Drejtësi, për aq kohë sa ajo ka dhe do të ketë bekimin e amerikanëve.

Si nis Urdhri i Biden

“Unë, JOSEPH R. BIDEN JR., President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me këtë Urdhër, zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokim i Pasurisë së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke parë se situata në territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, po pengon progresin drejt qeverisjeve efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe e tërë kjo përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara,” – shkruhet në fillim të urdhrit që lëshoi Biden.

Si e mbyll Urdhrin e tij Biden

“Ky urdhër nuk ka as qëllim, dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose ndonjë përfitim, thelbësor ose procedural, që të jetë i zbatueshëm me ligj ose në barazi nga ndonjë palë tjetër kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve të saj, agjencive ose enteve, oficerëve, punonjësve ose agjentëve të saj , apo të ndonjë personi tjetër” – mbyllet urdhri i Biden duke inkurajuar vartësit, para se të nisin zbatimin dhe ekzekutimin e tij.

Pra, presidenti Biden ka paralajmëruar, para se të firmoste dhe vuloste dokumentin në Shtëpinë e Bardhë se nuk ka asnjë gjykatë që ndal dhe konteston përpjekjet e SHBA-ve për stabilitetin e rajonit tonë, që siç duket pas luftës së Kosovës ka marrë sërish vëmendjen e duhur të partnerit strategjik të Shqipërisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?