Fatmir Mediu

DOSSIER/ Si ka shkelur Mediu, Kodin Penal Ushtarak duke favorizuar veprime të jashtëligjshme të Ministrisë së Mbrojtjes

8 Shkurt 2023, 18:12| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 18:24

  • Share

Një nga akuzat që SPAK i ka bërë ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është  “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal. 

Nëse shfleton dosjen hetimore të Gërdecit, do të shikosh se prokurorët qysh në vitin 2008, kanë konstatuar në dosje një material të arkivuar më 13 qershor 2007, me nr protokolli 197, nga Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Drini Nikolla, me subjekt: “Informacion për veprimtarinë antiligjore në Forcat e Armatosura për muajin Maj 2007”. 

Informacioni në një nga pikat e tij thotë se më 28 04 2007 u informuam s enë një nga repartet ushtarake Nr 3351, Maminas në Gërdec, nga ana e përfaqësuesve të një firme private kishin filluar punimet brend anë territor të repartit. 

Nga verifimet e bëra rezulton se me urdhër gojor të Komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar Gjeneral Birgade Shëptim Spahiu, nga ana e firmës Trans Digging Construcsion do të kryehn punime në këtë objekt për interes të Forcave të Armatosura. 

Aktualisht në këtë repart janë prishur tre godina për të cilat deri më 25 05 2007 nuk ka pasur urdhër me shkrim nga Komanda e Forcës së Bashkuar. Konkretisht ëhstë prishur infermieria, terreni sportiv dhe lokali i repartit. 
Dy oficerët e policisë gjyqësore Arjan Muça dhe Hamza Plaka e kanë administruar këtë shkresë si provë në mbledhjen e materialeve hetimore me numër rendor 23. 

Në disa raporte dhe dëshmi të drejtuesve ushtarak përshkruhet dhe shfaqja e Fari Balliut në repartin ushtarak kur kanë nisur prishja e ndërtesave, pasi një familjar i itj ishte 20 për qind aksioner i kësaj kompanie që u muar me ndërtimin e infrastrukturës së fabrikës së demontimit. 

Po ashtu Prokurori Arqlie Koca ka hartuar një procesverbal të hollësishëm mbi vendimin e marrë më 98 97 2008, “Për këqyrjen e këqyrjes së dokumentacionit që lidhet me shërbimin e rojes në ish repartin e tankeve në Gërdec” ku gjenden 18 shkresa që lidhen me këtë veprimtari të paligjshme. 

Nga ana tjetër Gjeneral Shpëtim Spahiu i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në mes të Qeërshorit një shkrese ku kërkon një autorizim për fillimin e punimeve të Kompanisë TDC në Gërdec e cila sic e pranon vet në shkresë ka filluar punë qysh më 28 Prill. 

Firma Trans Digging Construction  është firma e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës se Gërdecit.  

Dokumenti A (fq1;2) dhe tregojnë procesverbalin e marrjes se dokumenteve nga Prok. Përgjithshme dhe Dokumenti B (fq 1;6;23) tregon mbi informacion shqetësues te Policise Ushtarake ne lidhje me punimet e kryera ne repartin e Gërdecit nga nje firme private Trans Digging Construction. Ky informacion i është bere i ditur si Ministrit te Mbrojtjes z. Mediu dhe Shefit te Shtabit z. Hoxha dhe rezulton se asnjeri prej te dyve nuk jane dukur te interesuar per te zgjidhur problemin. 

Dokumenti C (fq 1;2;3 & shkresa nr.1217) tregojnë procesverbalin e marrjes se dokumenteve nga Prok. Përgjithshme si dhe shkresa nr. 1217 tregon mbi nje informacion qe Brigada Ajrore i kërkon Komandës se Forcës se Bashkuar mbi punimet e firmes private Trans Digging Construction. Pra keto dokumente te vërteta tregojnë qe Trans Digging Construction është kompania qe ka kryer punime ne Gerdec per ndërtimin e fabrikës se demontimit..  
Me pas ne fundin e Shtatorit 2007 Gerdeci I kaloi si prone kapitale MEICOs me urdher te Ministrise se Mbrojtjes.  
 Komandanti I Policise Ushtarake N/Kolonel Drini Nikolla u shkarkua nga detyra me urdhër te Ministrit Oketa dhe u transferua me detyre ne nje repart te humbur te pergatitjes se rekruteve te rinj ne nje fshat te Vlores, dhe Gjeneral Astrit Jaupi u shkarkua dhe doli ne lirim te parakohshme ne fund te Shkurtit 2008 me Dekret Presidencial te Presidentit TOPI pas propozimit te ministrit Mediu.  

Nga dokumentacioni del qe prokuroria  me e pakta nuk është thelluar aspak mbi firmen Trans Digging Construction ose nga padija ose nga frika, dhe me e keqja dyshohet se kane pranuar te bëjnë kompromis me politiken duke mos hetuar mbi kete firme qe i ngjan një kutie pandore.  
Katër nga pes aksionerët e kësaj firme nuk u thirrën për te dëshmuar qofte dhe njëherë te vetme ne prokurori. Ky është se paku nje devijim mbi hetimin e thelluar te Gerdecit, dhe se shumti është nje marrëveshje e heshtur mes politikes dhe prokurorisë.  

Gjithashtu dhe ne nje nga dokumentet bashkangjitur vërtetohet qe kjo firme ka pasur lidhje ose te pakten kishte njohuri mbi aktivitetin e ALBADEMIL pasi nje nga aksioneret Flora Xhillari i ka dorezuar ne studion e Noterise Mallguci & Sadushaj, nje prej notereve NIPT-in e kompanise ALBADEMIL. Pra nje aksionere e Trans Digging, i dorëzon nje firme noterie NIPT-in e ALBADEMIL dhe nga ana tjetër keto dy firma kane te perbashketa mbiemrin Delijorgji dhe aktivitetin e tyre ne ish repartin ushtarak te Gerdecit. Pra e thene hapur, Trans Digging Construction ndertoi "fabriken" ne Gerdec, ndersa AlbaDemil zhvilloi demontimin e municioneve. Kjo eshte shume domethenese dhe sa me shume te germohet aq me afer duken lidhjet biznes-politike dhe rrjedhimisht aq me e paafte del prokuroria.  

Nxitimi i segmenteve shteterore per ta hequr nga vetja kete firme (si jo e tyrja) duke urdheruar dhe zotin Tom Kola, Drejtuesin e QKR-se te dale ne conference per shtyp dhe te thote qe mbiemri Balliu nuk është me pjese e kesaj firme, eshte shume komprometuese. Perse gjithe kjo frike? Perse gjithe ky nxitim? 
Aksioneret e  kësaj firme se bashku me shtetin e tyre e dinin qe kjo firme kishte gisht ne ndërtimin e fabrikes se Gerdecit, dhe per shume kohe menduan qe askush nuk do te kujtohej per kete kompani, dhe kur e pane qe gjithçka po zbulohej pak nga pak, përnjëherë i thirren mendjes dhe vrapuan te hiqnin dore nga pjesa qe u takonte jo se kishin frike nga partneriteti me Delijorgjin, por se kjo firme eshte nje nga hallkat e rendesishme te ceshtjes "Gerdeci", dhe te qenit aksioner ne nje firme te tille e ben cdo aksioner target te pyetjes dhe pse jo te hetimit. Vet Berisha e mbrojti publikisht përfshirjen e familjes Balliu në atë operacion duke e justifikuar “si njeri që zhvillon iniciativën e lirë për bzines”. 

Dikush nga politika dhe nga prokuroria duhet te mbaje përgjegjësi per fshehjen e fakteve te pakundërshtueshme te kesaj firme dhe mos thellimin e hetimeve ndaj kesaj firme dhe njerëzve qe fshihen pas saj./TemA

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?