Douglas Luiz

Sport

Douglas Luiz drejt Nottingham Forest, Juventusi gjen akordin me klubin anglez! Gati disa afrime

20 Gusht, 14:47| Përditesimi: 20 Gusht, 14:49

  • Share

Juventusi është gati të bëjë kthesën në merkato, por gjithçka kalon nga daljet. Lëvizja më e afërt është ajo e Douglas Luiz, i cili është shumë pranë kalimit te Nottingham Forest. Sipas raportimeve nga Italia, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli ka intensifikuar kontaktet me presidentin e klubit anglez, Evangelos Marinakis, për të mbyllur marrëveshjen dhe gjithçka duket e mbyllur.

Operacioni pritet të mbyllet si huazim me detyrim ose të drejtë blerjeje, duke sjellë rreth 30 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër”. Një shifër që do t’i lejojë bardhezinjve të lëvizin me më shumë liri në merkato.

Më e ndërlikuar duket pista Nico Gonzalez - Atletico Madrid. Juventus është i gatshëm ta lërë sulmuesin argjentinas për rreth 30 milionë euro, por mund të përfshihet edhe një shkëmbim me mbrojtësin Nahuel Molina. Operacion që do t’i kënaqte të dy lojtarët, sidomos me Kupën e Botës që afrohet. Megjithatë, në garë mund të futet edhe Roma, e cila po kërkon një alternativë pas dështimit për Jadon Sancho.

Sa i përket hyrjeve te Juvja, situata mbetet e ngrirë. Matt O’Riley i Brighton shihet si objektivi kryesor për mesfushën e Tudor, por deri tani nuk ka ofertë konkrete. Edon Zhegrova i Lille duket se ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e bardhezinjve.

Me vetëm 11 ditë nga mbyllja e merkatos, Comolli duhet të përshpejtojë negociatat, ndërsa ekipi i Tudor përgatitet për debutimin në kampionat më 24 gusht, në “Allianz Stadium”, kundër Parmës së Carlos Cuestës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?