Shëndeti

Doza tretë e vaksinës anti-COVID, anëtarja e Komitetit të Imunizimit: Do injektohet 6 muaj pas dy të parave! Do përdoren Pfizer dhe AstraZeneca

20 Tetor 2021, 16:34| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 16:44

  • Share

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë ka dorëzuar tashmë rekomandimet për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. Një prej anëtareve, Aida Bushati shpjegon se doza e tretë do të jetë për moshat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut dhe do të injektohet 6 muaj pas injektimit të dozës së dytë.

"Janë të gjithë popullata mbi 60 vjeç dhe të gjithë grupet e riskut të përcaktuara sipas protokollit.  Rekomandimet sot janë pas 6 muajsh nga përfundimi i dozës së dytë të vaksinimit që patën të fazës së parë dhe të paktën tre muaj nëse kanë kaluar COVID ndërkohë që kanë qenë dhe të vaksinuar", tha Bushati.

Doza e tretë do të jetë e kombinueshme por kryesisht do të përdoren vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca.

"Kombinimi ka treguar që është i suksesshëm, shumë vende të tjera e kanë praktikuar dhe kanë dal me mbrojte shumë të mirë", shtoi Bushati.

Komiteti rekomandon një dozë të vetme vaksine edhe për moshat mbi 12 vjec. Për këtë kategori do të përdoret Pfizer.

"Bëhet fjalë për të gjithë fëmijët që janë mbi moshën 12 vjeç, ne rekomandojmë forcërisht që të bëjnë vaksinën grupet e riskut, fëmijët që janë me imunosupresor, fëmijët të cilët vuajnë nga patologji të sistemit imunitar apo që janë me patologji të tjera që kompromentojnë sistemin imunitar. Këto do bëjnë një dozë të vetme dhe natyrisht qe duhet dhe aprovimi i prindërve për fëmijët që nuk kanë patologji", anëtarja e Komitetit.

Por përse ekspertët janë duke rekomanduar një dozë të tretë vaksine?

"Është e rekomandueshme, forcërisht e rekomandueshme sepse dihet që mbas 6 muajsh titri antikorpeve dhe i mbrojtjeve duke qenë se nuk është imunitet natyral bie, atëherë që këto njerëz të kenë sëmundshmëri më të lehtë dhe probabilitet më të ulët për ngjarje fatale duhet të bëjnë dozën e tretë të imunizimit", theksoi ajo Bushati.

Në vijim Komitetit i Imunizmit do të shqyrtojë dhe  rekomandimet për futjen e vaksinës anti-COVID për grupmoshën 16-17 vjeç në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/10/2021 04:29

    Doza e trete eshte vetem per te moshuarit dhe ata me probleme shendetesore .Sot ne U.S.A po mendohet qe te jepen lloje te ndryshme te vaks.Cov. (mix and match) per te rritur efikasitetin dhe po mendohet qe t'iu behen dhe femijeve me grupmosha te caktuara.Kom.shqiptar po ndjek te njejtat udhezime.Me ben peshtypje dizinformimi qe japin komentuesit e meposhtem!(P.S.Me beri pershtypje gjithashtu sa i ngjan Sherif Merdanit,zoteria ne fillim te videos,qe po vaksinohet!)

    Përgjigju
  • Celemi: 20/10/2021 18:44

    Sa mire! Te doza e trete do te perdoret Pfizer, pasi i ngopet shqiptaret me uje me kripe me kinezen. Tani u kerkoni studenteve qe te bejne vaksinen, pasi organizoni maratonen, inagurimin e Teatrit te operës. Silva, dilni njehere mbi politiken dhe rolit te rrogtares dhe permbajuni moralit njerezor, thojini gjerat troç dhe siç duhet, 'O popull, jemi te varfer, se ruajti njeri per ne dhe per te treguar se ju duam gjejm pseudovaksina nga Turqia.' Edhe partneri yne strategjik SHBA, qe per ta ne hidhemi ne zjarr dhe po u lajmë fekalet qe shkaktojne me luftrat e tyre ne Lindjen e Mesme, nuk na e vari me vaksina, por ama na solli Hamera per ushtrinë dhe pajisje pergjuese per policine. Mblidhni radaken njerez dhe mos degjoni Silven dhe ate Kallamboqin e gjate apo Saliun dhe Lulin. "Dy duar per nje kokë" ka thene i pari. Dilini zot vetes se keta po sillen si skllavopronare. Dhe diçka tjeter, kjo Silva, kompetentja e madhe, pse nuk del te thote që ne 20% te rasteve Covid-i dhe vaksina shkakton aktivizimin e virusit VZV qe eshte si Lija e dhenve. Ne Itali jane kryer dhe po kryhen studime se perse vaksina dhe Covidi shkaktojne aktivizimin e virusit Varicella Zoster, keta dalin dhe na thone "Sot vaksinuam kaq, dhe dje kaq". Te gjithe instuticionet jane bere si zyra te INSTAT-it. Policia thote u vrane kaq, spitali thote vdiqen kaq, ISHP thote vaksinuam kaq me uje me kripe nga Turqia apo PFizer ne prag skadence, ne vend qe te merren me parandalimin na tregojne sukseset e Luftes se Klases.

    Përgjigju
    • Rezistenca: 20/10/2021 20:45

      Po le ti afrohen femijeve se e shohin pastaj. Nuk kemi vdek akoma jooooo! Komiteti i qelbesirave, kukullat e sulltanit!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?