Mandati i 14 i Partisë Demokratike, është bërë tema e ditës në retorikën e Partisë Demokratike.
Qartazi është një mesazh për Edi Ramën nga miku i tij i vjetër Sali Berisha.
Populli thotë: “Berisha po troket në dritare, që ta dëgjojë dera”.
Por a do pranojë Edi Rama që mandatin e Erald Kaprit të Partisë Mundësia ta bëjë kurban duke ja dhënë Partisë Demokratike?
Jo rastësisht “molla e sherrit” po bëhet mandati i dytë në Tiranë i partisë Mundësia.
Nëse ka një fakt që hedh poshtë alibinë e vjedhjes zgjedhjeve janë partitë e reja.
Rrjedhja e votave të Partisë Demokratike nuk erdhi nga krimi organzuar por nga partitë e reja.
Tre parti Mundësia, Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet morën 100.000 vota dhe i hoqën Partisë Demokratike 8-9 deputetë në 8 qarqe të Shqipërisë.
Berisha mund të ankohet për zgjedhjet në Amerikë por nuk do të bind askënd si “bandat kriminale” të Endri Shabanit, Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt arritën ti heqin 8 mandate Partisë Demokratike madje edhe atje ku ato nuk fituan Fier, Vlorë, Korcë, Berat, Durrës etj.
Partia Mundësia ka marrë 100% elektorat të djathtë dhe me meritë ka nxjerrë në Tiranë deputet një intelektual rrace dhe një pinjoll të familjeve patriotike.
Erald Kapri i lindur në internim dhe nga një familje disidentësh politik nuk mund bëhet kurban i pranimit zgjedhjeve dhe tekave të Sali Berishës.
Fundja ne nuk mund presim asgjë pozitive nëse do ndodh një pakt i ri Berisha-Rama.
Nëse kishte ndonjë risi në këto zgjedhje ato ishin partitë e reja por dhe deputetët Tabaku apo Alimehmetin që bënë fushatë më “Madhështore” se gjithë koalicioni Berisha + 23 parti.
Për këto arsye Dr. Ilir Alimehemti duhet ruaj integritetin e fituar me shumë popullaritet dhe të refuzojë një mandat që i vidhet deputetit Kapri nga Mundësia e një konçesioni Rama-Berisha.
Komente
