Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Kosova është Shqipëri

24 Prill 2018, 22:46| Përditesimi: 25 Prill 2018, 16:31

  • Share

 “Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të vazhdojnë bashkëpunimin me NATO-n si shtet neutral ushtarak dhe do të kundërshtojë formimin e ushtrisë së Kosovës”. Kjo është ajo që raportojnë mediat në Beograd në lidhje me draftin e strategjisë për Sigurinë Kombëtare dhe draft strategjinë e mbrojtjes, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Debati publik për këto dy draft strategji ka nisur që ditën e premte dhe do të vazhdojë deri më 15 maj. Këto draft strategji vijnë në një moment kur pritej që presidenti Serb Aleksandër Vuçiç të ofronte zgjidhjet e tij për të dhënë fund mosmarrëveshjeve me Kosovën, ku si kishte thënë edhe vet kreu i shtetit serb, propozimet mund të jepeshin në fund të muajit prill.

Nga ana tjetër, kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Malit të Zi, Marko Gjuriç, është shprehur se ushtria e Kosovës nuk mund të formohet sepse është diçka e paligjshme dhe është në kundërshtim me rezolutën 12/44 dhe marrëveshjen e Kumanovës. Gjithashtu Gjuriç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëheshin pjesë e kësaj ushtrie, pasi kjo ishte diçka e dënueshme deri në 10 vite burg sipas ligjit serb.

Ndërkohë nga ana e shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, nuk kanë munguar as akuzat se Prishtina nuk e shikon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë demokratike nëpërmjet paqes dhe diplomacisë, e këtë gjë sipas Gjuriç e ka treguar edhe më herët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?