Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet

10 Qershor, 15:57| Përditesimi: 10 Qershor, 16:07

  • Share

Projektligj i propozuar nga deputetët Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, që synon të disiplinojë tregtinë e produkteve të duhanit, si blerja apo shitja, qofshin ato elektronike, apo shisha e nargjile kaloi pa debate në komisionin e çështjeve Evropiane. Duke kërkuar që miratimi në kuvend të bëhet sa më parë dhe pa konsultime të mëtejshme, Braçe tha se ligi aktual anti-duhan lë për të dëshiruar, dhe të parët që nuk e zbatojnë janë vetë ligjvënësit.

“Që nga këto ambiente që jemi, po të vish në mëngjes mund të gjesh në çdo cep të kësaj godine bishta cigareje. Patjetër se jemi më të mirë se çdo ekspert shëndeti publik që demonstron duhan dhe që pi duhan. Të gjitha agjencitë ligj zbatuese të shtetit të merren me këtë gjë, pa pyetur i kujt është lokali, institucioni, restoranti”, tha socialisti Braçe.

Deputetja Gjonaj prezantoi ndryshimet në ligj, të cilat i konsiderojnë si thelbësore.

“E para ka të bëjë me ndalimin e shitjes dhe tregtimit tek të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeç nga çdo lloj subjekti tregtar. Kjo iniciativë sjell ndalimin e shitjes me ofertë. Kemi përcaktuar vendosjen e tabelave të dukshme të ndalimit të cigareve elektronike për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç”, tregoi socialistja Gjonaj.

Nga opozita për ndryshimet ligjore nuk pati asnjë kundërshtim, por u kërkua zbatim rigoroz i tij me miratimin në kuvend.

“Është një ligj shumë i mirë, por unë shpresoj që deri në fund interesa të mëdha mos ta pengojnë këtë ligj dhe mos të lejojmë qeverinë që ta pengojnë dhe të thonë do ta sjellim ne nesër”, u shpreh kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku.

“Duhet t’i imponohemi ekzekutivit, institucioneve që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet që ne votojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, tha deputetja e PL, Erisa Xhixho.

Në ndryshimet e propozuara nga dy socialistët, Gjonaj e Braçe, kërkohet ndalimi i reklamimit apo sponsorizim në çdo formë për produktet e duhanit me qëllim vështirësimin e aksesit nga personat nën 18 vjeç. Në projektligjin e nxjerrë për konsultim publik rreth dy muaj më parë, propozohen edhe gjoba deri në 500 mijë lekë apo dënim deri në 8 vite burg për të gjithë ata persona që jua shesin këto produkte të miturve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2024 02:20

    Ketu tek ne duhet te jesh 21 vjec qe te lejohesh te blesh apo te perdoresh duhan dhe alkool,18 vjec duhet te jesh qe te lejohesh te blesh,luash llotari,apo te hysh ne kazino.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?