Rama dhe Vuçiç

Drafti i Ramës për Asociacionin e komunave në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk është i autorizuar ta bëjë, s’është pjesë e Ekipit Menaxhues

13 Qershor 2023, 10:55| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 15:24

  • Share

Propozimi i Ramës për draft-statutin e Asociacionit për komunat e veriut të Kosovës, nuk është mirëpritur as nga presidenti serb. Aleksandër Vuçiç. Gjatë një interviste të dhënë për televizionin serb ‘TV Happy’, Vuçiç tha se Rama nuk ka asnjë të drejtë të bëjë një propozim të tillë.

Ai shtoi se pavarësisht respektit që ka për Ramën, ky i fundit nuk është i autorizuar të hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.

Në fjalimin e tij me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste Rama shprehu hapur keqardhjen për faktin se si Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti kishin refuzuar draftin e tij për asociacionin pa e lexuar përmbajtjen.  Rama u çoi mesazh madje se nëse ata donin të luanin lojën e luftrave, shtetet e tjera të rajonit nuk ishin të interesesuar për këtë. 

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me cfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”- tha Rama dje në fjalimin e tij mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 12 qershor 2023.

Të njëjtin qëndrim refuzues për draftin e porpozuar nga Rama e ka mbajtur edhe Prishtina zyrtare, duke e cilësuar si të panevojshëm pasi nuk është konsultuar më parë me krerët e shtetit të Kosovës.  Nga ana tjetër, Bashkimi Europian, propozimin e Ramës që ka mbërritur në tryezat e presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Sholz, e ka vlerësuar si tepër cilësor dhe të shkruar me seriozitet.

Ora 09:58
Serbia ul nivelin e gatishmërisë ushtarake në kufi me Kosovën, Vuçiç: Do jemi gati në rast se serbët do kenë nevojë për ndihmë

1685908643_aleksandervucic.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e djeshme se Forcat e Armatosura serbe kanë kaluar në një nivel më të ulët të gatishmërisë ushtarake për shkak të situatës së krijuar në Kosovë.

“Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë këtë duhet ta dinë njerëzit” ka thënë Vuçiç në një intervistë për median serbe ‘TVHappy’.

Serbia i vuri forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake pas dhunës që shpërtheu në veri të Kosovës në maj, pasi kryetarët shqiptarë u futën në disa ndërtesa komunale me shumicë serbe. Popullata lokale serbe në veri të Kosovës bojkotoi zgjedhjet e prillit në të cilat u zgjodhën ata kryetarë komunash.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja në zonën me shumicë serbe për të qetësuar tensionet dhe që Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

Si pasojë e protestave në veri të Kosovës pati përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it, duke plagosur dhjetëra oficerë të cilët ishin para ndërtesave komunale me qëllim për të siguruar kryetarët e rinj të komunave.

Duke parë situatën, me urdër të Vuçiç ministri i Brendshëm serb firmosi urdhrin për të zhvendosur të gjitha forcat ushtarake serbe në kufirin me Kosovën në formë presioni për zhvillimet që po ndodhnin në veri. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 13/06/2023 13:00

    Dy AKTORET E SHQUAR TE TALLAVASË BALLKANIT HAPUR DOLEN ZBULUAR EDHE ME KETE MANOVER HILEQARËSH TE KORRUPTUARISH. DY DESHTAKE QE I MBAN NE PUSHTET KRIMI E KORTUPSIONI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?