Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së në Kosovë tha se nismën e kryeministrit Edi Rama për të propozuar një draft për qeverinë e Kosovës për asociacionin e komunave serbe në veri, e sheh si një veprim për të ndihmuar në de-eskalimin e situatën. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Tahiri tha se nuk e di përmbajtjen dhe se mirë do të ishte që t’ua kishte treguar edhe partive opozitare.
‘Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s nuk guxon me ju referuar një dokumenti me i dhënë pronësi dikujt tjetër pa qenë pronë e tyre. Edi Rama nuk mund të thotë se është i përpiluar nga amerikanë dhe Evropianë, pa qenë i përliuar nga ato. Reagimi i ambasadorit anglez tregoi se ata e pritën me një dozë të pozitivitetit. E para ne nuk e dimë përmbajtjen. Mund të kesh dispozita për të lehtësuar debatin. Kam parë një shqetësim dhe një veprim që do të lehtësonte situatën në Kosovë. Është niveli shumë i ulët i komunikimit për tema serioze. Në rrethana kur ka kështu krize seni i parë është të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare po ashtu Edi Ramën për ti thënë çfarë po ndodh. Dy qeveritë nuk kanë komunikim. E kam parë veprimin e Ramës një veprim për të ndihmuar deesaklimin e situatës. E kam parë që ta nxjerrë Kosovë nga ky problem. Kryeministri duhet që ta ndante edhe me tre partitë opozitare në Kosovë. Marrëdhëniet mes dy kryeministrave është problematik. Refleksion që ka dashur të kalojë de-eskalojë situatën.’- tha Tahiri.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, Tahiri nga AAK në ‘Real Story’: Kurti po bën qëndresë si adoleshent politik, po dëmton në themel ekzistencën e shtetit tonë
M.Q.//ReportTv.al