Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë. Ai e cilësoi si një hap të guximshëm, duke shtuar se ka besim se “njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme”.
“Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Përfundimisht diskutimi i gjatë është se mund ta aplikojmë lirimin me kusht për dënimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje.“, u shpreh Rakipi.
Lajmi kryesor:
Kodi i ri Penal/ Më shumë mbrojtje të miturve dhe lirim me kusht për të dënuarit përjetë! I integruar me ligjet e BE
Xh.D/ReportTv.al
