Komisioni miraton draftin e ri për arsimin parauniversitar, rkthehen mësuesit në dispozicion! Ndalohet punësimi të dënuarve

12 Qershor 2023, 17:26| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 01:02

  • Share

Pas 13 vitesh mësuesit në dispozicion do të rikthehen, jashtë politikës do të qendrojnë edhe zv/ drejtorët, kurse ata persona me rekorde penale do të mbesin përfundimisht jashtë arsimit.  Janë këto disa nga ndryshimet më thelbësore, pasqyruar në Draftin e projektligjit, “Për sistemin arsimor para universitar’, draft  që mori miratimin e deputetëve në komisionin e ligjeve dhe atë të ekonomisë.

“Ne të mos kemi vakume në kohën e mësimdhënies së mësuesve që për arsye të ndryshme , raporte mjekësore apo më tej se këto ata mund të mungojnë për një kohë të gjatë dhe nxënësit detyroheshin që të rrinin pa mësim dhe të zëvëndësoheshin me orë jo shumë efektive.”- tha Nina Guga , zv ministre arsimi.

Çështja e cila hapi më shumë debat në komisione ishte pikërisht përfshira e arsimtarëve në politikë. Ndryshe nga çfarë thuhej në ligj, me ndryshimet e reja, kjo gjë nuk do të ndodh kryesisht në strukturën drejtuese. Në ligjin e ri jo vetëm drejtorët, por edhe zv drejtorët nuk do të lejohen të jenë pjesë e grupimeve apo forumeve politike.

“Ne i kemi në ligj që ata nuk do të jenë me përkatësi politike. Është e përcaktuar edhe për drejtuesit edhe për nëndrejtorët e shkollave.”

“Performanca e mësuesve sot vlerësohet në shqetësimet që ata më kanë thënë të komunitetit të mësuesve, sa like dhe share i japin postimeve të qeverisë.”

Nisur edhe nga disa ngjarje viteve të fundit bërë publike, për mësues abuzues, u pa e nevojshme ndërhyrja në ligj, me qellim që edhe kur një person është rehabilituar, të mos lejohet rifutja e tij në sistemin e arsimor. Por deputeti socialist Pandeli Majko nuk është i bindur për këtë këtë ndryshim ligjor

“Për çfarë vepre është dënuar dhe të kujt neni. Quhet diskrecion. Se mos na çon në Gjykatën Europiane.”- tha Majko.

“Për të parandaluar çdo person që cënon figurën e mësuesit dhe aq më shumë sigurinë e nxënësve nëpër shkolla.”-tha Guga.

Me ndërhyrjet e reja në ligj, Qeveria po planifikon  të rikthejë një koncept ndryshe. Shkollat në zonat rurale, që kanë mungesë nxënësish të bashkohen, dhe më ndihmën e infrastrukturës të kthehen në atë që do të quhen “Shkollat e Bashkuara” ,

Krijimi i qendrave burimore  do te jetë një tjetër koncept i shtuar nè ligj si  mbështetje e posaçme për personat me aftësi të kufizuara,  trajnimin më të mirë të mësuesve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?