DRAFTI/ Ministria e Drejtësisë bën ligj për mjekësinë ligjore, parashikon ekspertiza edhe privatisht

31 Tetor 2023, 16:48| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 19:48

  • Share

Insituti i Mjekësisë Ligjore do të ristrukturohet totalisht falë projektligjit të ri që rregullon veprimtarinë e institucionit, dhe që parashikon për herë të parë se kushdo që ka rezerva për një ekspertizë, mund të kërkojë kryerjen e saj privatisht, kundrejt pagesës së një tarife. Ministria e Drejtësisë ka hedhur per konsultim publik projektligjin që ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.

Ndryshe nga çfunksionon deri tani ky institucion, projektligji parashikon krijimin e Këshillit Shkencor, si dhe shtimin e zëvendësdrejtorit në strukturë. Gjithashtu është parashikuar edhe shtimi i kapaciteteve dhe kontraktimi i ekspertëve të jashtëm sipas nevojave që ka institucioni. Projektligji regullon mënyrën e emërimit të ekspertëve si dhe lirimin dhe shkarkimin e tyre nga detyra.

Një tjetër risi e parashikuar në draft, është edhe krijimi i listës së ekspertëve ligjorë të Insitutit të Mjekësisë Ligjore dhe publikimin e saj në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve, me qëllim caktimin e tyre nga organet e drejtësisë kur u nevoiten. Sa i takon karrierës së eksperteve ne projekligj eshte parashikuar se ata duhet te kryejne trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të mjekësisë ligjore. Gjithashtu një rëndësi i është kushtuar edhe trajtimit të tyre financiar duke vendosur si nivel page minimale pagën e Sekretarit të Përgjithshëm të MD.

Ndërkohe në ndryshim nga çfarë ndodh deri tani, në ligj parashikohet se ekspertimi mund të kryhet edhe me kërkesë të palëve private jashtë proceseve gjyqësore sipas tarifave të përcaktuara. Në këtë mënyrë, drafti u jep mundësi të kërkojnë ekspertim tjetër të gjitha palëve që kanë vërejtje për ekspertimin e parë.  

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?