Drafti në Kuvend/ Pas BKH, Shqipëria me detektivë privatë! Report Tv zbardh projektligjin

18 Nëntor 2020, 11:43| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:58

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur Byroja Kombëtare e Hetimit është në fazën finale të krijimit duke përzgjedhur kandidatë e saj, në parlament deputetët kërkojnë krijimin e një Byroje private hetimi me anë të një projektligji për dedektivët privatë.

Ky draft i siguruar nga Report Tv është depozituar në parlament dhe është në fazën e shyqrtimit për të marrë voten e ligjvënësve. Drafti mban firmën e deputetit nga listat e opozitës parlamentare Selami Jenisheri i cili njëherazi është kreu i partis së bashkimit popullor të pensionistëve shqitparë.

Por çfarë parashikon ky propozim dhe hetimet që do të kryejnë dedektivët privatë.

Në draft thuhet se "Shërbim i "Detektivit Privat" ofrohet nga subjekti privat i licensuar i cili: heton dhe jep informacion në lidhje me karakterin ose veprimet e një personi, ose natyrën e biznesit ose profesionit të një personi etj. Kontrollon shkelësit kundër ligjit ose personat e humbur ose pronën. Kryen blerje ose shërbime të tjera në rroba civile ose të thjeshta për një klient, me qëllimin e raportimit ndaj klientit për sjelljen, integritetin ose besueshmërinë e punonjësve të klientit ose personave të tjerë. Kryen shërbime në rroba civile ose të thjeshta për parandalimin osë zbulimin e vjedhjeve.

Sipas argumentimit të deputetit se përse nevojitet dedektivi privat ai e gjen problemin tek strukturat shtetërore aktuale të hetimit.

"Ndjehet një vakum, lidhur me shume raste të pazbardhura apo pushime të njëpasnjeshme të çështjeve për mungese provash. Pavarësisht, hetimet e kryera lënë për të dëshiruar. Kjo mungesë apo dobësi në hetim, në mbledhjen e provave dhe fakteve të ndryshme shpie gradualisht në hapësirën e shumëpërmendur të korrupsionit në keto mekanizma shtetërore. Për këtë arsye, organizimi dhe funksionimi i profesionit të detektivit privat konsiderohet një domosdoshmëri për realitetin Shqiptar dhe jo vetëm. Ka ardhur koha, që ky zinxhir hetimi të plotesohet me të gjitha hallkat e tij ligjore, në menyre që të mundësohet avancimi i sundimit të ligjit, eleminimi i korrupsionit dhe ndërgjegjësimi i qytetareve për të zbatuar ligjin, si dhe besimi tek ky i fundit të kthehet në një realitet të prekshem", thotë Jenisheri.

Aktualisht në vendin tonë, hetimet në rrugë private të cilitdo apo të paautorizuara nga prokuroria e gjykata, quhen shkelje e ligjit dhe ndërhyrje në jetën private dhe në  të dhënat personale dhe janë vepër penale e dënueshme.

Me këtë draft nëse merr votën e parlamentit, pritet që veç byrosë kombëtare të hetimit të kemi edhe byronë private të hetimit e cila do të përfaqësohet në terren me dedektiv privat.

Kjo është një praktikë e njohur në disa vënde të botës mësëshumti për zbulimin e tradhëtive bashkëshortore, por që një hetim të marrë vlerën e provës më parë duhet ta vendos gjykata.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2020 03:09

    Si ide nuk eshte e keqe,shume vende i kane prej kohesh dedektivet private,problemi eshte se mund te keqperdoret nga njerez e grupe te caktuara.Puna eshte, qe ku eshte pika kur keta dedektive private t'i thone jo c'faredo shume parash qe mund t'u ofrohet?E gjtha ka te beje me integritetin e tyre.Sepse ta zeme X do qe te vrase Y dhe per ta gjetur puneson nje nga keta.Pasojat do jene katastrofike nese nuk rregullohen me ligj,sepse keta dedektive mjafton te paguhen dhe nuk besoj ta vrasin mendjen per pasojat.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/11/2020 12:40

    Hajde hajde ky shtet do shkoi për lesh nëse lejohet kjo gjë...!!!

    Përgjigju
  • Biku: 18/11/2020 12:13

    Posi, ajde ti lem ne dore ca ish policave te korruptuar jeten tone private.Ajde ide ajde.Po tjeter?telekamer neper banjot e shtepive do vendosim.Kshu vdes liria, me hapa te vogla dhe pa u ndjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?