Foto ilustruese

Drafti/ Nëse mban dy ose më shumë martesa burg deri në 4 vite

4 Shkurt, 22:10| Përditesimi: 5 Shkurt, 07:20

  • Share

Burg deri në tre vite rrezikojnë të gjithë ata persona që kanë martesa ose bashkëjetesa paralele.

Në ndryshimet e propozuara në Kodin Penal thuhet se mbajtja e dy ose më shumë martesash, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. 

Nëse bigamia vazhdon edhe pasi është përfunduar dënimi i parë do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Deri më tani nuk ka qenë e ndëshkuar me burg. 

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: 'Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.'

Ky ashpërsim i masave ndëshkuese në Kodin Penal vjen pas rasteve të martesave apo bashkëjetesës së dyfishtë ose dhe më shumë siç ishte rasti i mjekut Dervish Hasi, që ishte i martuar me 4 gra, një prej tyre në e mitur 16 vjeç.

Pjesë nga drafti

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi&Xhoi: 05/02/2024 20:49

    Po pse ore ju do na tregoni ne ca do bejme me jeten tone private.Do mbajm dhe grua dhe dashnoren se na do qejfi

    Përgjigju
  • Besi: 05/02/2024 08:57

    sepse ekzistonte edhe nje propozim per uljen e moshes per martese ne 16 vjec po nuk eshte turp ti themi vetes shqiptare dhe nuk e kemi as ne gjak apo zakon ti japim gruan tjetrit si dikur paganet qe nuk kishin zota as zakone po ishin skllever te cifligarit te rradhes te shitur ne treg me nje cope leter qe ishte prove e virgjinitetit te tyre nga njeri pronar tek tjetri. Ke duan te imitojne myslimanet gjoja te sotem qe mbeshtetin sjelljet e paganeve per te justifikuar ne fakt sklleverine e meshkujve sa orgjine me femrat e tyre ...

    Përgjigju
  • Maks: 05/02/2024 07:06

    Po deputet qe kan dhe grua dhe dashnore quhen Si me rastin e ahmetajt apo shum te tjereve qe i dine dhe nuk flasin

    Përgjigju
  • Kfkdk: 05/02/2024 04:30

    Po dashnoret perfshihen?

    Përgjigju
  • Goni: 04/02/2024 23:47

    Me ne fund!

    Përgjigju
  • Tirona: 04/02/2024 23:44

    A keni heq veten tuaj dhe të administratës nga ky vendim?? Megjithëse ju keni imunitet,skan ç'ju bëjn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?